Author: shqiperia
Qeveria e Maqedonisë së Veriut sot u angazhua për të propozuar ndryshime në gjithësejt tetë ligje të tashme me qëllim të masave për të t’u përballur me dhunën ndaj grave.Kështu u vendos sot nga grupi punues nën kujdesin e zyrtarëve më të lartë të qeverisë, Zëvendësministri i Politikës Sociale, Demografisë dhe Rinisë, Gjoko Velkovski, dhe Ministri i Punëve të Brendshme, Pançe Toshkovski.“Me qëllim forcimin e mbrojtjes sistematike të grave viktima të dhunës dhe përmirësimin e kuadrit ligjor, sot u mbajt takimi i parë i Grupit të Punës për Monitorimin, Analizimin dhe Dhënien e Rekomandimeve për Përmirësimin e Legjislacionit Kombëtar për…
Andonovski: Industria e kompjuterëve dhe telekomunikacionit vazhdon të thyejë rekord në ekonomi
Eksporti i shërbimeve të informacionit, kompjuterave dhe telekomunikimeve në vitin 2025 arriti 676 milionë euro, që paraqet rritje prej 7 për qind në krahasim me vitin 2024.“Lajme të mira sot – industria IKT e Maqedonisë vazhdon të thyejë rekord në ekonomi. Sipas të dhënave të Bankës Popullore, eksporti i shërbimeve IKT në vitin 2025 arriti 676 milionë euro, që paraqet rritje prej 7 për qind në krahasim me vitin 2024. Veçanërisht e rëndësishme është që sektorit i IKT-së realizon rritje të vazhdueshme dhe një bilanc pozitiv tregtar”, shënoi ministri i Transformimit Digjital Stefan Andonovski në Facebook. Në vitin 2025, eksporti…
Prokuroria ka ngritur padi për dhunë mizore dhe nxitje për vetëvrasje, për bashkëshortin e gruas që u hodh nga ballkoni së bashku me vajzën e saj, në lagjen Karposh. Prokurori publik propozoi zgjatjen e masës së paraburgimit të përcaktuar më parë për të dyshuarin, për shkak të rrezikut të arratisjes dhe mundësisë që ai të vazhdojë të kryejë krime të dhunshme.Sipas informacioneve të Prokurorisë, në ditën kritike më 2 mars, në disa lokacione në Shkup, i dyshuari e kishte dhunuar gruan e tij, duke i shkaktuar lëndime fizike. E ka goditur me shuplaka dhe grushte, nga të cilat në një…
“Lajmi i mirë për ekonominë e Maqedonisë dhe për qytetarët është se rritemi, vitin 2025 e mbylli me rrenditjen në pesë vendet e para në Evropë dhe këto janë fakte, menjëherë pas Irlandës, Maltës dhe Qipros, së bashku me Poloninë. Këto janë të dhëna të Eurostatit. E njëjta situatë ishte edhe në vitin 2024. Para gjashtë apo shtatë vitesh ishim në fund të rajonit, ndërsa tani jemi liderë në rajon dhe ndër pesë vendet e para në Evropë për nga përqindja e rritjes së bruto prodhimit vendor”, theksoi kryeministri Hristijan Mickoski mbrëmë për TV Ora 24.Ai tha se në dy…
Të mërkurën deputetët do të duhet të zgjedhin kryeprokurorin e ri por edhe për zgjedhjen e anëtarit të ri të Këshillit Gjyqësor. Për prokuror të ri publik të shtetit, Qeveria ka propozuar gjyqtarin nga Gjykata Penale e Shkupit, Nenad Savevski.“Propozimi i Qeverisë për prokuror të ri publik të shtetit ka arritur në Kuvend dhe tashmë është caktuar seanca për më 18.03.2026. Sa i përket procedurës për zgjedhjen e anëtarit të Këshillit Gjyqësor, ende nuk ka vendim, por pritet që edhe kjo çështje të përfshihet në seancën e Kuvendit më 18.03.2026”, thanë nga Kuvendi.Arbër Isaku dhe Sejfulla Osmani janë dy kandidatët…
Ministria e Bujqësisë: Janë paguar mbi 260 milionë denarë mbështetje për më shumë se 1.600 bujq
Ministria e Bujqësisë njofton se janë paguar mbi 260 milionë denarë për më shumë se 1.600 përfitues, për masa nga prodhimi bimor dhe blegtoral, nga Programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2024.”Pagesa shtesë direkte nga nënmasa 1.4 për kultura kopshtarie të dorëzuara në kapacitete përpunuese – 136.450.639,00 denarë për 276 përfitues; Pagesa shtesë direkte nga nënmasa 1.8 për fruta të dorëzuara në kapacitete përpunuese – 17.058.566,00 denarë për 354 përfitues; Pagesa direkte për prodhimin e materialit vendor mbjellës të hardhisë dhe frutave – 40.319.770,00 denarë për 8 përfitues”.”Pagesa shtesë direkte nga nënmasa 1.1 për material faror vendor të…
Drejtoria e Policisë Financiare ngriti kallëzim penal në Prokurorinë Themelore Publike Shkup kundër S.R. në cilësinë e u.d ish-drejtorit të Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale Shkup për shkak të ekzistencës së bazave të dyshimit për kryerjen e veprës penale “Keqpërdorim i pozitës dhe autoritetit zyrtar”, “Falsifikim i dokumentit” dhe veprës penale “Përvetësim në detyrë” – në tentativë.”I kallëzuari S.R. në cilësinë e tij si ushtrues detyre drejtor i Ndërmarrjes Publike Higjiena Komunale Shkup, me qëllim që të shterojë të gjitha burimet financiare të parashikuara nga Marrëveshja e lidhur për shërbime intelektuale me personin juridik VEDA DOOEL Shkup, gjatë vitit 2025, dy…
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur sot pyetjes së gazetarëve lidhur me uljen e çmimit të derivateve të naftës dhe mënyrën se si do të realizohet e njëjta, deklaroi se sot pret që të ulet çmimi i karburantëve për 2.5 denarë për litër.“Pikërisht ashtu, faleminderit. Gjatë ditëve të fundit kemi punuar së bashku me Ministrinë e Energjetikës, Minierave dhe Burimeve Minerale me furnizuesin më të madh, do të thosha, që është OKTA. Lajmi i mirë për qytetarët është se OKTA, nga sot, për kompanitë që bashkëpunojnë me të, do të japë një zbritje prej rreth 45…
“Duke pasur parasysh rritjen e çmimeve të naftës në tregjet botërore dhe presionin e çmimeve që ndihet nga i gjithë rajoni dhe bota, furnizimi me karburant në Maqedoni është i qëndrueshëm. Kompanitë kanë siguruar furnizime, dhe furnizimi shtesë është forcuar përmes tubacionit të produkteve Vardax. Qeveria po e monitoron nga afër situatën. Nëse presionet globale të çmimeve vazhdojnë, ne jemi të gatshëm të përdorim të gjitha mekanizmat që kemi në dispozicion për të mbrojtur standardin e jetesës së qytetarëve”.Këtë e tha sot Ministrja e Energjisë, Minierave dhe Burimeve Minerale, Sanja Bozinovska, në një konferencë të përbashkët për shtyp me Drejtorin…
Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Vesna Janevska, e bëri të qartë sot se Ligji i ri për arsimin e lartë së shpejti do të hyjë në procedurë qeveritare. Pavarësisht kërkesave të një grupi të caktuar profesorësh për tërheqjen dhe rishikimin e tij, Janevska tha se puna njëvjeçare e grupit të punës nuk do të anulohet.Sipas saj, rezistenca midis një pjese të komunitetit akademik vjen nga frika e përmbushjes së kritereve të reja, më të larta.Ministrja iu përgjigj drejtpërdrejt kritikëve, duke theksuar se ligji ofron fleksibilitet, por jo lëshime në cilësi.”Një grup i vogël profesorësh po kërkojnë tërheqjen e ligjit. Supozoj…













