Author: shqiperia
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti në Maqedoni sot do të jetë kryesisht me diell me vranësira të lehta deri në mesatare, ndërsa në orët e pasdites në disa vende do të ketë kushte për reshje të lehta lokale shiu.Do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare nga juglindja, e cila në shumë vende do të kontribuojë në ngrohjen graduale gjatë ditës.Temperaturat e mëngjesit në disa qytete do të variojnë nga -5 deri në 2 gradë, ndërsa temperaturat e ditës do të arrijnë nga 13 deri në 18 gradë Celsius.Temperaturat ditore do të variojnë: rreth 13°C në pjesët perëndimore,14–15°C në pjesët veriore dhe lindore,deri…
Privohet nga liria një pjesëtar i policisë në Veles, dyshohet për sulm seksual ndaj një të mituri
Një punonjës policie është arrestuar dje në Veles, nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Sulm seksual dhe përdhunim” ndaj një të mituri.Sipas informacioneve të konfirmuara nga Ministria e Punëve të Brendshme (MPB), pas interesimit të medias, i dyshuari me iniciale V.K., gjatë periudhës 2024–2025, në disa raste e ka shtyrë viktimën (i lindur në vitin 2008) të kryejë veprime seksuale.Rasti po hetohet nga Prokuroria për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, ndërsa viktima është një djalë 16-vjeçar.Departamenti i Kontrollit të Brendshëm ka dorëzuar kallëzim penal pranë Prokurorisë Themelore Publike në Shkup sipas nenit 186 të Kodit Penal. Sjellja…
Në Strugë u festua Dita e Verës
Në Strugë sot u organizua për herë të parë festa e Ditës së Verës, një aktivitet që mblodhi në shesh të qytetit dhjetëra fëmijë dhe prindër. Me dekorime pranverore, muzikë dhe aktivitete argëtuese, atmosfera festive solli buzëqeshje tek më të vegjlit dhe krijoi një ditë të veçantë për familjet strugane.Nga Komuna e Strugës u theksua se qëllimi i këtij organizimi është që kjo festë të kthehet në një traditë të përvitshme për qytetin.“Përshëndes të gjithë prindërit. Sot uroj Ditën e Verës, një festë e cila ka qenë e kahershme. Shpresoj dhe besoj që nga sot kjo festë të jetë e…
Ish-presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski, deklaroi në Tëvë1 se gjuha shqipe është zyrtare për shkak të përqindjes së shqiptarëve që jetojnë në Maqedoni. Sipas tij, përdorimi i shqipes është rregulluar përmes ligjit për gjuhët, i cili është ndryshuar disa herë për të përmirësuar të drejtat e komunitetit shqiptar.“Është zyrtare për shkak të 20% të njerëzve që jetojnë në këtë vend. Ndërkohë, ne kemi pranuar dy gjuhë juridike. Është ligji kryesor në anglisht, por është ligji në shqip, në esencë. Ligji i parë mendoj se është në vitin 2008. Dhe i fundit ishte në vitin 2007 e diçka. Pra,…
Policia u gjeti substanca narkotike gjatë kontrollit, privohen nga liria gjashtë persona në Shkup
Gjashtë persona janë privuar nga liria gjatë një kontrolli policor të realizuar natën mes 13 dhe 14 marsit në zonën e Karposhit në Shkup.Sipas policisë, aksioni është kryer nga Njësia për Luftimin e Tregtisë së Paligjshme pranë SPB Shkup, në afërsi të një qendre sportive në këtë zonë.Gjatë kontrollit janë verifikuar identitetet dhe janë kontrolluar gjithsej 33 persona. Në kuadër të operacionit janë arrestuar gjashtë persona: L.P. (42), S.N. (45), L.A. (43) dhe I.C. (37), të gjithë nga Shkupi, M.S. (33) nga Negotina dhe E.L. (21) nga Republika e Shqipërisë.Gjatë kontrollit policia ka gjetur dhe sekuestruar substanca të ndryshme narkotike,…
Është ulur numri i pacientëve me viruse
Piku i gripit ka kaluar dhe numri i pacientëve me grip këtë vit ka qenë i lartë thotë për TVM2, mjeku Abdylhamit Kasami. Ai njëherit thekson se me ardhjen e pranverës edhe numri i pacientëve të sëmurë ulet.Aktualisht ka pacientë që ankohen nga virusi i barkut, me të vjella që zgjatë dy deri në tre ditë, si dhe me dhimbje të fytit.“Zakonisht këtë periudhë kemi pasur viroza, influencë gripi ka qenë në pikun e saj, e tash presim të zbehet numri i tyre, edhe janë të përvjetshme këto raste. Kemi pasur edhe raste me sëmundje ose viroza enterite, gastroenterite, me…
Dje, në të gjithë territorin e shtetit, nëpunësit policorë privuan nga liria 21 shoferë për shkak të drejtimit të pakujdesshëm të mjetit motorik. Prej tyre, pesë shoferë (nga Tetova, Shtipi, Shkupi dhe Strumica) kanë drejtuar automjet nën ndikimin e alkoolit.Njëmbëdhjetë shoferë (nga Shkupi, Manastiri, Dibra, Ohri, Gostivari, Tetova, Velesi dhe Negotina) kanë drejtuar automjet pa poseduar patentë shoferi, ndërsa tre shoferë (nga Velesi, Kumanova dhe Tetova) kanë drejtuar automjet edhe përkundër asaj se kanë pasur ndalim aktiv për drejtim.Në dy rate, te shoferë nga Shkupi dhe Shtipi është konstatuar prania e alkoolit, ku njëri nuk ja poseduar patentën e shoferit,…
Në ngjarjen përkujtimore për një vjetorin e tragjedisë së Koçanit, ministri i Punëve të Brendshme , Pançe Toshkovski tha se shteti dhe institucionet, posaçërisht me mjekët, infermieret dhe punëtorët shëndetësorë reaguan në kohë.Ai tha se Ministria e Punëve të Brendshme demonstroi gatishmëri maksimale profesionale në fushën e transportit dhe ndërmarrjen e të gjitha përgjegjësive për gjithçka që nevojitej për t’iu përgjigjur shërbimeve mjekësore sa më shpejt të jetë e mundur. Ai u shprehu ngushëllime familjeve të të ndjerëve dhe mirënjohje për të gjithë ata që ndihmuan në përballimin e tragjedisë.“Besoj se solidariteti, hapja dhe gatishmëria e tyre për të ndihmuar…
Kryeministri i vendit, Hristijan Mickoski deklaroi se tragjedia nga zjarri në Koçan, përveç kujdesit për të lënduarit dhe mbështetjes për familjet, ka hapur edhe çështjen e përgjegjësisë.Duke folur në “Konferencën ndërkombëtare për aspektet institucionale dhe klinike dhe zgjidhjet pas zjarrit në Koçan”, ai theksoi se në një shoqëri demokratike tragjeditë nuk duhet të mbeten pa përgjigje dhe se qytetarët kanë të drejtë ta dinë të vërtetën.Sipas Mickoskit, tragjedia ishte një dhimbje jo vetëm për Koçanin, por për të gjithë vendin, pasi shumë jetë u humbën dhe shumë familje u prekën.Ai tha se dita e aksidentit ishte një nga ditët më…
Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë LSM sot në Shkup në protestën e re për paga më të larta deklatuan se pa punëtorë, nuk ka shtet, dhe nuk ka as qeveri.Protesta filloi nga Shtëpia e Punëtorëve, do të kalojë pranë Parlamentit dhe Dhomës së Tregtisë, për të përfunduar para Qeverisë.Kërkesat ishin të njëjta – paga minimale të rritet në 600 euro dhe një rritje lineare e të gjitha pagave të punëtorëve me 6,000 denarë.Sipas të dhënave nga Zyra e të Ardhurave Publike, të cilave u referohet sindikata, rreth 160,000 punëtorë marrin një pagë nën kufirin e varfërisë.’Sot, një numër i madh…











