Author: shqiperia
Moti sot në Maqedoninë e Veriut
Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe reshje lokale të shiut. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri 22, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 27 deri 35 gradë celsius. Deri të enjten moti do të jetë moti do të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut./Telegrafi/ Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.
Rreth 200 pjesëtarë të Ushtrisë janë angazhuar sot në shuarjen e zjarreve aktive që kanë përfshirë disa rajone në Maqedoni. Sipas informacioneve nga Ushtria, ushtarët po veprojnë në komunat Makedonski Brod, Radovish, Vasilevë, Kratovë, Kriva Palankë dhe Shtip. Angazhimi u krye me kërkesë të institucioneve kompetente, si pjesë e përpjekjeve të koordinuara për t’u përballur me situatën serioze të zjarreve që ka përfshirë vendin. Nga Ushtria njoftuan se pjesëtarët e forcave të armatosura janë përfshirë në mënyrë aktive në ndërhyrjet në terren, duke ndihmuar forcat lokale me burime dhe kapacitete njerëzore. Rreth 200 ushtarë ndihmojnë në shuarjen e…
Me urdhër të Prokurorisë Publike të Maqedonisë së Veriut, Policia Financiare po mbledh dokumentacion shtesë për një sërë çështjesh penale të hapura ndaj Lotarisë Shtetërore maqedonase. Po zhvillohen, gjithashtu, veprime parahetimore edhe për prokurime të tjera publike, të realizuara gjatë udhëheqjes së kaluar. Nga Artan Grubi dhe Përparim Bajrami – të akuzuar “për përvetësim të pasurisë së paligjshme” nga Lotaria Shtetërore – ende nuk ka asnjë gjurmë. Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toçkovski, më 26 dhjetor të vitit të kaluar tha se “nëse nuk kthehet vullnetarisht, do ta gjejmë mënyrën e duhur për ta kthyer” – duke…
Kandidatja për kryetare të Shkupit nga radhët e LSDM-së, Kaja Shukova, prezantoi vizionin e saj për kryeqytetin, duke theksuar se fokusi do të jetë në higjienën efikase komunale, transportin publik modern dhe luftën kundër kaosit urban. “Shkupi duhet të jetë një qytet i qytetarëve – i gjelbër, me transport publik efikas dhe me higjienën si përparësi numër një. Ne si parti, dhe unë personalisht, do të ofrojmë zgjidhje të përshtatshme për të gjitha këto probleme”, tha Shikova. Ajo njoftoi koncept të ri për menaxhimin e mbeturinave, i cili do të përfshijë një zgjidhje dixhitale për monitorimin e gjendjes së kontejnerëve.…
“Edhe pse bisedimet janë duke vazhduar, është e sigurt se në raundin e parë zgjedhor OBRM-PDUKM do të mbështesë kandidatët e ZNAM për kryetar komune në Kumanovë dhe Komunën Qendër”, tha kreu i ZNAM-it dhe kryetari aktual i Kumanovës, Maksim Dimitrievski. Ai thotë se procedura për rikandidimin e tij për Kumanovën nuk është përfunduar zyrtarisht, ndërsa për Qendrën ka disa emra në lojë, për të cilët sondazhet janë duke u zhvilluar. Dimitrievski konfirmoi se një nga kandidatët e mundshëm për Qendrën është zëvendësministri aktual i Energjetikës Miroslav Labudoviq. “Z. Labudoviq është një nga emrat për të cilin aktualisht po bëjmë…
Trajneri i Manchester City, Pep Guardiola, ka deklaruar se nuk do të marrë menjëherë një punë të re pasi të përfundojë periudha e tij në Etihad. Guardiola, që prej nëntë vitesh drejton skuadrën në veri të Anglisë, pranoi se pas kësaj periudhe ka nevojë për një pushim. Guardiola mori drejtimin e City-t në vitin 2016 dhe do të kompletojë një dekadë në krye të klubit në fund të sezonit të ardhshëm. 54-vjeçari ka fituar gjashtë tituj të Premier League-s me një përqindje suksesi prej 67% dhe ka drejtuar ekipin në 533 ndeshje. Kontrata e tij aktuale skadon pas dy vitesh.…
Qëndrimet nuk ndryshohen brenda natës, është shprehur kryeministri Hristijan Mickoski, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve nëse OBRM-PDUKM do ta mbështeste interpelancën e partisë “E Majta” ndaj prokurorit publik të shtetit Lupço Kocevski. Pa saktësuar se si do të votojë partia e tij, kryeministri tha se përgjigje për këtë pyetje do të jap nesër. “Publiku do ta shohë nesër, por ne si parti politike dhe unë si person, nuk i ndryshojmë qëndrimet tona brenda natës”, tha Hristijan Mickoski. Deputetët do të debatojnë nesër për interpelancën. E Majta përmes interpelancës kërkon shkarkimin e Kocevskit për siç thekson hetim selektiv për tragjedinë…
Shtetasi i Serbisë u kap me targa të falsifikuara të automjetit, Prokuroria nis procedurë hetuese
Prokuroria Themelore Publike e Gjevgjelisë nisi procedurë kundër një shtetasi të Republikës së Serbisë, i dyshuar për vepër penale “falsifikim i dokumentit”. Më 24 korrik, i dyshuari po drejtonte një Volkswagen Polo me targa italiane të falsifikuara në rrugën rajonale Gjevgjeli – Bogdanci. “Oficerët e policisë pranë kryqëzimit të Gjavatës i dhanë shenjë të ndalonte për të kryer kontroll të rregullt. Megjithatë, i dyshuari nuk u ndal, por përshpejtoi automjetin, dhe oficerët e policisë e ndoqën. Në vendin e quajtur “Karp” ai la makinën dhe iku, por u gjet pak kohë më vonë. Policia përcaktoi se i dyshuari nuk posedonte…
Sindikata e Gazetarëve në Maqedoninë e Veriut solidarizohet me civilët dhe gazetarët në Gaza
Sindikata e Pavarur e Gazetarëve dhe Punëtorëve të Medias në Maqedoninë e Veriut (SPGPM) ka shprehur nëpërmjet një letre të hapur solidaritet me civilët, gazetarët dhe punonjësit e medias në Gaza. Në letrën drejtuar kryeministrit, ministrit të jashtëm, deputetëve, në një kohë kur bota po përjeton një nga katastrofat më të mëdha humanitare, SPGM ka shprehur solidaritet me civilët në Gaza, si dhe me kolegët e saj – gazetarë dhe punonjës të medias, “të cilët pavarësisht kushteve të tmerrshme, po përpiqen të bëjnë punën e tyre dhe pavarësisht faktit se po vdesin çdo ditë, për të cilat nuk ka asnjë…
Vetëm pak ditë na ndajnë nga Sunny Hill Festival 2025, që do të mbahet më 1, 2 dhe 3 gusht dhe atmosfera tashmë ka filluar të ndihet në Prishtinë. Akomodimi është bërë një sfidë më vete. Në Booking, po të kërkosh akomodim për datat 1-4 gusht, figuron se 95 përqind e apartamenteve dhe hoteleve tashmë janë të zëna. Edhe në Airbnb, opsionet po zhduken përditë. Kjo ngjarje pritet të sjellë emra të mëdhenj të skenës ndërkombëtare dhe shqiptare. Çka mund të merrni me vete në festival? ID – Letërnjoftim/pasaportë ose dokument tjetër identifikues; Powerbank – që të mos mbeteni pa…