Author: shqiperia

MPB njofton se është parashtruar kallëzim penal ndaj një drejtoreshe të një shkolle fillore në Vinicë, pasi e njëjta dyshohet se e ka punësuar të bijën e saj, e cila nuk e kishte shkollën adekuate. “Zyra e Jashtme për Çështje Kriminalistike në Vinicë ka ngritur padi penale kundër G.S. (45) nga Vinica, drejtoreshë e një shkolle fillore në Vinicë, nën dyshimin për veprën penale “punë e papërgjegjshme në shërbim”. Më 27 janar 2025, e raportuara ka lidhur kontratë punësimi me vajzën e saj S.S., e cila nuk kishte arsimimin përkatës për vendin e punës si mësuese e matematikës në një…

Lexo më shumë

MPB njofton se gjatë bastisjes së një personi në Koçan janë kapur armë dhe lëndë narkotike “Më 28.07.2025 në orën 15:00 në Koçan, policia nga SPB Shtip – Zyra e Jashtme për Punë Kriminalistike Koçan kanë ndaluar K.I. (36) nga Koçani. Gjatë një bastisjeje në shtëpinë e tij, të kryer me urdhër gjykate, u gjetën dhe u konfiskuan një pistoletë “Crvena Zastava” kalibri 7.65 mm, marihuanë dhe një mulli me mbetje marihuane. Personi është ndaluar në stacionin policor dhe pas zbardhjes dhe dokumentimit të plotë të rastit, kundër tij do të ngrihen kallëzime përkatëse”, thuhet në njoftimin e MPB-së./Telegrafi/ The…

Lexo më shumë

Komisioneri i Këshillit të Evropës për të Drejtat e Njeriut, Michael O’Flaherty, publikoi një memorandum mbi situatën e të drejtave të njeriut të romëve dhe pasojat e sfidave serioze mjedisore në Maqedoninë e Veriut, pas vizitës së tij nga 22 deri më 25 prill 2025. O’Flaherty vlerësoi angazhimin afatgjatë të vendit, veçanërisht përmes Strategjisë Kombëtare për Përfshirjen e Romëve (2022–2030), dhe theksoi rolin e rëndësishëm të sektorit të shoqërisë civile, si dhe të grave rome në të gjitha strukturat përkatëse. Ai theksoi progresin në aksesin e fëmijëve romë në arsim, por theksoi nevojën për të përmirësuar aksesin në arsimin parashkollor,…

Lexo më shumë

Në lagjen Vllae tek mbikalimi “Vllajko” nga sot do të vendoset regjim i ndryshuar i trafikut për shkak të fillimit të aktiviteteve për testimin statik të konstruksionit. Siç njoftojnë nga Komuna e Karposhit, punët do të realizohen në dy faza, me mbyllje të disa pjesëve të bulevardit “Aradhat partizane” sipas parimit korsi për korsi. Trafiku do të zhvillohet pa pengesa, konform sinjalizimit dhe pajisjes së vendosur, me kufizim të shpejtësisë prej 30 kilometra në orë. Punimet pritet të zgjasin shtat ditë pune, pas së cilës do të vendoset regjim i rregullt i trafikut. Regjim i ndryshuar i trafikut…

Lexo më shumë

Automjetet dhe pajisjet speciale të zjarrfikësve, të cilat do të mbërrijnë sot në Berovë, së bashku me 50 zjarrfikës profesionistë nga Sllovenia, do të vendosen në stadiumin “Dimitar Berovski” si qendër logjistike me të gjitha burimet në dispozicion. Prandaj, stadiumi do të jetë i mbyllur përkohësisht për publikun, informoi Komuna e Berovës. Më parë, drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (DMSH), Stojançe Angellov, informoi se ekipet sllovene do të nisen sot rreth mesditës, dhe mbërritja e tyre pritet në mbrëmje. Ata do të jenë pjesë e përpjekjeve të koordinuara për të shuar zjarrin në “Goten”, i cili mbetet aktiv…

Lexo më shumë

FIFA ka ngritur akuza të rënda ndaj FIFPro-s, sindikatës ndërkombëtare të futbollistëve, duke e akuzuar për “shantazh”, “mashtrim” dhe mungesë transparence në lidhje me financat e saj. Në një reagim të fortë publik, FIFA theksoi se FIFPro ka përdorur sulme personale dhe mungesë respekti, duke pohuar se kjo sindikatë nuk përfaqëson më realisht interesat e lojtarëve. Tensionet mes dy organizatave janë shtuar ndjeshëm për shkak të kalendarit gjithnjë e më të ngjeshur të ndeshjeve dhe shqetësimeve për shëndetin e futbollistëve. Para finales së Kupës së Botës për Klube, FIFA vendosi të sigurojë të paktën tre javë pushim gjatë jashtë sezonit…

Lexo më shumë

Gjykimi i personit të dyshuar për sulm ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska fillon sot në Gjykatën Themelore Penale në Shkup. Incidenti ndodhi më 11 korrik në rrugën “Sevastopolska” në Shkup, gjersa ajo dhe zyrtarët po kryenin një inspektim në terren pas një raporti për ndërtime dhe lidhje të paligjshme. Sipas aktakuzës, i dyshuari S.L. kreu dhunë të rëndë ndaj kryetares, duke i shkaktuar asaj lëndime trupore dhe duke shkaktuar ndjenjë pasigurie, kërcënimi dhe frike tek ajo, por edhe tek publike. “Ndërsa kryetarja e Qytetit, së bashku me zyrtarë të autorizuar, ishte e pranishme në një vend pas…

Lexo më shumë

Moti sot në Maqedoninë e Veriut do të jetë me diell dhe reshje lokale të shiut. Në vend do të fryjë një erë e lehtë nga drejtimi veriperëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri 22, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 27 deri 35 gradë celsius. Deri të enjten moti do të jetë moti do të jetë me vranësira dhe reshje lokale të shiut./Telegrafi/ Moti sot në Maqedoninë e Veriut appeared first on Telegrafi.

Lexo më shumë

Rreth 200 pjesëtarë të Ushtrisë janë angazhuar sot në shuarjen e zjarreve aktive që kanë përfshirë disa rajone në Maqedoni. Sipas informacioneve nga Ushtria, ushtarët po veprojnë në komunat Makedonski Brod, Radovish, Vasilevë, Kratovë, Kriva Palankë dhe Shtip. Angazhimi u krye me kërkesë të institucioneve kompetente, si pjesë e përpjekjeve të koordinuara për t’u përballur me situatën serioze të zjarreve që ka përfshirë vendin. Nga Ushtria njoftuan se pjesëtarët e forcave të armatosura janë përfshirë në mënyrë aktive në ndërhyrjet në terren, duke ndihmuar forcat lokale me burime dhe kapacitete njerëzore. Rreth 200 ushtarë ndihmojnë në shuarjen e…

Lexo më shumë

Me urdhër të Prokurorisë Publike të Maqedonisë së Veriut, Policia Financiare po mbledh dokumentacion shtesë për një sërë çështjesh penale të hapura ndaj Lotarisë Shtetërore maqedonase. Po zhvillohen, gjithashtu, veprime parahetimore edhe për prokurime të tjera publike, të realizuara gjatë udhëheqjes së kaluar. Nga Artan Grubi dhe Përparim Bajrami – të akuzuar “për përvetësim të pasurisë së paligjshme” nga Lotaria Shtetërore – ende nuk ka asnjë gjurmë. Ministri i Brendshëm i Maqedonisë së Veriut, Pançe Toçkovski, më 26 dhjetor të vitit të kaluar tha se “nëse nuk kthehet vullnetarisht, do ta gjejmë mënyrën e duhur për ta kthyer” – duke…

Lexo më shumë