Author: shqiperia

Prokurorja Lençe Ristoska, e cila ishte një nga tre kandidatët në listën e propozuar për gjyqtar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg (GJEDNJ), i bëri thirrje Qeverisë të thotë se cilët kandidatë nuk i plotësojnë kushtet në mënyrë që të anulojë listën e propozuar. Në të njëjtën kohë, Ristoska po reagon edhe ndaj formimit të një komisioni të ri për të propozuar një gjyqtar në GJEDNJ. “Po ndjek zhvillimet rreth vendimit të Qeverisë për të krijuar një komision të ri që duhet të vazhdojë procedurën për emërimin e një gjyqtari në Gjykatën Evropiane të të Drejtave…

Lexo më shumë

Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, këmbëngul se Ardon Jashari dëshiron t’i bashkohet Rossonerëve “me çdo kusht”, por gjigantët e Serie A “nuk duan të ofrojnë shumë”. Milani mbetet në garë për talentin zviceran Jashari, por oferta e tyre e fundit me vlerë 33.5 milionë euro plus bonuse u refuzua nga Club Brugge. “Nuk duam të ofrojmë shumë, por ai dëshiron të vijë me çdo kusht,” tha presidenti Scaroni të martën, sipas Calciomercato.com. Scaroni iu përgjigj shpejt një pyetjeje nga një gazetar në Lega Serie A në Milano, përpara një takimi me presidentë të tjerë të Serie A. Gjatë të njëjtit…

Lexo më shumë

Nga Enti Shtetëror për Statistikë njoftuan se neto-paga e paguar mesatare në maj të këtij viti ishte 45.796 denarë, që është 11 për qind më shumë në krahasim me muajin e njëjtë të vitit të kaluar. I pyetur për këtë statistikë, kryeministri Hristijna Mickoski tha se kjo nuk mjafton dhe se si qeveri po punojnë që paga mesatare të jetë edhe më e madhe. “E para që dua të them është se edhe kjo nuk mjafton, se duhet të jetë edhe më e madhe paga mesatare dhe në atë drejtim vazhdojmë të punojmë si qeveri. Por vetë fakti që edhe…

Lexo më shumë

OBRM-PDUKM, partia me numrin më të madh të deputetëve në Kuvend, do të mbështesë interpelancën e paraqitur nga “E Majta” për prokurorin publik republikan, Ljupço Kocevski, njoftoi koordinatori i grupit parlamentar të partisë, Nikolla Micevski. “Pavarësisht dallimeve thelbësore dhe serioze që ekzistojnë midis OBRM-PDUKM-së dhe partisë politike “E Majta” veçanërisht në aspektin e kursit të tyre politik dhe bashkëpunimit me LSD, angazhimi ynë për një luftë pa kompromis kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar mbetet i vendosur, konsistent dhe i qartë. Kjo luftë nuk duhet të varet nga llogaritjet politike ose nga partnerët aktualë në opozitë ose qeveri. Kjo luftë…

Lexo më shumë

MPB njofton se është parashtruar kallëzim penal ndaj kryetarit të Komunës së Kërçovës, Fatmir Dehari për shkak se dyshohet se ka kryer veprat penale “punë e pakujdesshme në shërbim” dhe “rrezikim i mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina”, përcjell Telegrafi Maqedoni “DPB Kërçovë ngriti kallëzim penal kundër F.D. (51) nga fshati Sërbicë i Kërçovës, kryetar i komunës së Kërçovës, për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “punë e pakujdesshme në shërbim” dhe “rrezikim i mjedisit jetësor dhe natyrës me mbeturina”. Ai, duke vepruar me pakujdesi në kryerjen e detyrimeve të tij ligjore dhe duke mos ushtruar mbikëqyrjen e…

Lexo më shumë

Ministria e Transportit ka anuluar procedurën e prokurimit publik për përzgjedhjen e operatorit ekonomik që do të furnizonte 120 autobusë elektrikë ekologjikë për transportin publik, si dhe stacionet e karikimit për ta. Bëhet fjalë për thirrjen publike të shpallur më 17 qershor, me afat për dorëzimin e ofertave deri më 24 korrik 2025, ku vetëm një kompani paraqiti ofertë. Pas vlerësimit të bërë, Komisioni përgjegjës për realizimin e prokurimit publik konstatoi se kompania nuk i plotësonte kriteret e përcaktuara në thirrjen publike. Ministria e Transportit bëri të ditur se në periudhën në vijim do të realizojë analiza shtesë lidhur me…

Lexo më shumë

Kryetari i Komunës së Tetovës, Bilall Kasami njoftoi se nga 1 janari do të fillojë të përdoren kamerat e “safe city” në Tetovë. “Nga 1 janari do të ndryshoj koncepti. Në qytet do të ketë kamera, dhe sipas regjistrimit të kamerave të merret masa për shkelësit e ligjit nga ana e policisë. Po kemi biseduar edhe me Ministrin që të ketë edhe vetura mobile në qytet, e cila do të evidentojë shkelësit e rregullave në komunikacion”, tha Kasami. Kasami poashtu njoftoi se nuk do të ketë privatizim të ujit në Tetovë. “Sipas ligjit nuk mund të ketë privatizim të ujit,…

Lexo më shumë

SPB Tetovë njofton se mbrëmë ka ndodhur një aksident tragjik në Gostivar ku humbi jetën një 18-vjeçar. “Sot (29.07.2025) në ora 01:40 në DPB Gostivar është denoncuar se ka ndodhur një aksident trafiku në rrugën “Ilinden” në Gostivar, mes automjetit “bmw” me targa zvicerane, i drejtuar nga I.M.(38) nga f. Balindoll i Gostivarit dhe një motoçiklete me targa të Gostivarit, e drejtuar nga A.B.(18) nga Gostivari. Nga lëndimet e marra në vendin e aksidentit ka ndërruar jetë motoçiklisti, ndërsa mjeku i Ndihmës së Shpejtë ka konstatuar vdekjen. Drejtuesi i automjetit I.M. është privuar nga liria, ndërsa me urdhër të prokurorit…

Lexo më shumë

Mes presionit në rritje ndaj administratës Trump për të publikuar dosjet e Epstein – në krahasim me publikimin e dosjeve në lidhje me vrasjen e Martin Luther King Jr. dhe përdorimin e një serveri privat email-i nga Hillary Clinton – Presidenti i SHBA-së po kujton vitin e kaluar. Ai pretendon se Kamala Harris shpenzoi paratë e fushatës për mbështetje të personazheve të famshëm – edhe nëse një hetim i mëparshëm e ka gjetur këtë pretendim të rremë. Në një postim të kohëve të fundit në Truth Social, Trump ka kërkuar që Beyoncé (dhe personazhe të tjerë të famshëm) të ndiqen…

Lexo më shumë

Zv. kryeministri Izet Mexhiti sot njoftoi se javën e ardhshme do të bëhen të ditur të gjithë kandidatët për kryetar të komunave për zgjedhjet lokale, shkruan Telegrafi Maqedoni. Mexhiti tha se përveç Strugës ku është bërë publike përkrahja për Mendy Qyrën edhe në disa komuna përafërsisht dihen emrat. I pyetur nëse e përjashton mundësinë që ai të jetë kandidati Çair, Mexhiti tha se sipas gjitha gjasave ai do të jetë kandidat i VLEN-it për Çairin. I pyetur për ndryshimet në Kodin Zgjedhor, Mexhiti tha se për listat e hapura VLEN-i është për të, por se nevojitet konsensus./Telegrafi/   …

Lexo më shumë