Author: shqiperia
Divorci mes supermodeles Emily Ratajkowski dhe regjisorit Sebastian Bear-McClard është zyrtarizuar më 22 korrik në Gjykatën Supreme të Manhattanit, duke i shpallur të dy ligjërisht beqarë. Në të njëjtën ditë, është lëshuar edhe një urdhër për mbështetje mjekësore të fëmijës së tyre, Sylvester Apollo Bear. Edhe pse detajet e marrëveshjes mbeten konfidenciale për shkak të ligjeve të shtetit të Nju Jorkut, burime mediatike raportojnë se çifti e kishin arritur marrëveshjen për ndarje muaj më parë. Page Six njoftoi se Ratajkowski kishte paraqitur kërkesën për divorc në shtator 2022, katër vjet pas martesës së tyre. Ndarja erdhi pas akuzave për tradhti…
Të gjitha institucionet shtetërore dhe personat juridikë publikë kanë obligim që më së voni deri më 15 shtator të vitit 2025, t’i zëvendësojnë targat e automjeteve zyrtare me targa të reja speciale, me ngjyrë. Nga Qeveria thonë se me vendimin e sotëm, rritet transparenca. “Qeveria, në seancën e saj të 97-të të mbajtur sot, mori vendim që të gjitha institucionet shtetërore të ndryshojnë targat e automjeteve zyrtare me targat e reja me ngjyrë, më së voni deri më 15 shtator 2025. Ky vendim është një tjetër premtim i realizuar ndaj qytetarëve, me qëllim rritjen e llogaridhënies, transparencës dhe dhënien fund…
Real Madrid po vazhdon procesin e largimeve të lojtarëve të rritur në akademinë Castilla, me më të fundit Mario Martin. 21-vjeçari është transferuar në qytet te Getafe, ku do ta kalojë sezonin në formë huazimi. Martin u rrit në akademinë e Real Madridit, duke debutuar për ekipin Castilla në vitin 2021. Ai u bë titullar nën drejtimin e Raul Gonzalez për dy sezonet e ardhshme, përpara se të transferohej te Real Valladolid në huazim sezonin e kaluar. Në total, ai zhvilloi katër paraqitje me ekipin e parë, duke luajtur 41 minuta si zëvendësues, tre prej të cilave sezonin e kaluar…
Në vijim është selektimi administrativ i kandidatëve të paraqitur për zjarrfikës të ardhshëm, e së shpejti do të fillojnë edhe stërvitjet, deklaroi në konferencë për shtyp Stojançe Angellov, drejtor i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim (DMSH). Angellov konfirmoi se zjarrfikësit e sapozgjedhur nuk do të angazhohen në zjarre më të mëdha dhe më të rrezikhshme. “Thirrja publike për pranim të zjarrfikësve të rinj do të ndihmojë në luftën me zjarret. Sot është dita e dytë e punës nga përfundimi i thirrjes publike dhe ende po zgjat selektimi administrativ. Gjatë ditëve të ardhshme do të fillojë stërvitja, e cila do të…
Një foshnjë dhjetëmuajshe është dërguar dje në Spitalin e Përgjithshëm të Kumanovës me simptoma të helmimit nga ilaçet, konfirmuan nga SPB Kumanovë. “Dje në orën 11:40 në SPB Kumanovë, nga Spitali i Përgjithshëm i Kumanovës është raportuar se tek ata është sjellë një foshnjë dhjetëmuajshe nga Kumanova, e cila ishte helmuar me ilaçe. Është zhvilluar një bisedë zyrtare me mjekun dhe prindërit, si dhe është informuar prokurori publik për ngjarjen”, kumtoi SPB Kumanovë. Nga spitali konfirmuan se foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore. SPB Kumanovë, po punon për zbardhjen e rastit, i cili është i dyti në më pak…
15 zjarre janë regjistruar në 24 orët e fundit, prej të cilëve 7 janë aktiv ndërsa të tjerët janë shuar ose janë nën kontroll. Aktiv janë zjarret në në komunën e Vasilevës, Radovishit dhe Berovës, në territorin e Komunës së Prilepit dhe Kavadarit, si dhe në territorin e Makedonski Brodit. Sipas drejtorit për Mbrojtje dhe Shpëtim, terreni më i vështirë është në malin Goten. Mbrëmë në këtë zonë zjarri është vënë nën kontroll dhe është shuar pothuajse plotësisht, por erërat e kanë aktivizuar përsëri. “Është vënë nën kontroll të plotë, fatkeqësisht në disa vende zjarri tregon shenja të djegieve së…
E ardhmja e Jack Grealish duket gjithnjë dhe më lart Manchester City-t. Sulmuesit i është bërë e ditur se duhet të gjejë një skuadër të re, pasi nuk bën pjesë në planet e stafit teknik. Pavarësisht shumës së madhe të shpenzuar në vitin 2021 për ta afruar nga Aston Villa, “qytetarët” janë gati ta lënë të largohet, qoftë edhe në formë huazimi. Për momentin janë dy klube nga Premier League, që kanë shprehur interes serioz për shërbimet e sulmuesit anglez. Bëhet fjalë për West Ham dhe Everton, klube që kanë kontaktuar City-n, për të marrë Grealish. Javët e ardhshme pritet…
Sot në Kuvend, ndër të tjera, në rend të ditës do të jenë edhe ndryshimet në Ligjin për Punë të Brendshme dhe Ligjin për Policinë. Më kontestuesi në këto ndryshime është Neni 19 i Ligjit për policinë, i cili po fshihet në tërësi. “Një oficer policie të cilit i ndalohet me vendim të formës së prerë të kryejë detyra të caktuara nga punësimi i tij ose nëse i është shqiptuar një masë mbrojtëse ose sigurie, për shkak të së cilës nuk mund të kryejë detyra për më shumë se gjashtë muaj ose do të duhet të mungojë nga puna për…
Me 71 vota pro, deputetët në Kuvendit të RMV-së mbështetën interpelancën ndaj kryeprokurorit publik, Ljupço Kocevski të paraqitur nga “E Majta”, përcjell Telegrafi Maqedoni. Seanca miratoi gjithashtu një përfundim ku thuhej se pretendimet në interpelancë janë të bazuara. Deputetët e LSDM-së e braktisën sallën dhe nuk morën pjesë në votim pasi më parë njoftuan qëndrimin e tyre se interpelanca nuk ka pasoja ligjore dhe se Prokuroria duhet të jetë e pavarur. Prokurori Kocevski nuk mori pjesë në seanca, dhe më parë iu përgjigj me shkrim pretendimeve në interpelancë dhe tregoi se pretendimet në të janë të pabazuara dhe të përgjithshme,…
Prokurorja Lençe Ristoska, e cila ishte një nga tre kandidatët në listën e propozuar për gjyqtar në Gjykatën Evropiane të të Drejtave të Njeriut në Strasburg (GJEDNJ), i bëri thirrje Qeverisë të thotë se cilët kandidatë nuk i plotësojnë kushtet në mënyrë që të anulojë listën e propozuar. Në të njëjtën kohë, Ristoska po reagon edhe ndaj formimit të një komisioni të ri për të propozuar një gjyqtar në GJEDNJ. “Po ndjek zhvillimet rreth vendimit të Qeverisë për të krijuar një komision të ri që duhet të vazhdojë procedurën për emërimin e një gjyqtari në Gjykatën Evropiane të të Drejtave…