Author: shqiperia

Moti sot do të jetë i ndryshueshëm me vranësira dhe periudha me diell. Pasdite dhe gjatë natës drejt të enjtes do të jetë i paqëndrueshëm me shira të rrëmbyeshëm dhe bubullima, lokalisht në formën e stuhive afatshkurtra. Përgjatë lumit Vardar do të fryjë erë e moderuar, herë pas here e fortë veriore. Temperatura minimale do të jetë në intervalin 12 deri në 20 gradë, ndërsa maksimale do të arrijë 26 deri në 34 gradë. Në Shkup, moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me periudha me diell. Do të fryjë erë e moderuar, herë pas here e fortë…

Lexo më shumë

Këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, të martën ka ateruar në Prishtinë. Të premten nis “Sunny Hill Festival”, ku ajo do ta pushtojë skenën qysh në natën e parë. Disa ditë para ardhjes në Kosovë, ajo ka thënë se ky do të jetë edicioni më i madh i festivalit. “Jam e lumtur që do vij në shtëpinë time, në Prishtinë javën e ardhshme. Ky do të jetë edicioni më i madh. Jam shumë krenare se sa shumë është rritur. Mezi pres t’iu shoh të gjithëve. Ju dua shumë”, ka thënë ajo në një video. Shawn Mendes, Headie One, Anyma,…

Lexo më shumë

Një gjurmë dore 4000-vjeçare ka emocionuar egjiptologët britanikë që kur u zbulua aksidentalisht në një objekt argjile në një varr të Egjiptit të Lashtë. Studiuesit në Muzeun Fitzwilliam në Universitetin e Kembrixhit bënë një zbulim të papritur teksa përgatiteshin për një ekspozitë që do të hapet në vjeshtë. Gjurma e një dore të plotë, që i atribuohet krijuesit të objektit, u gjet në bazën e një “shtëpie shpirtërore”. Ajo është një shëmbëlltyrë prej balte në formën e një ndërtese, e vendosur në varre dhe që besohet se ofron strehim për shpirtin e të ndjerit. Sipas ekspertëve, “aksidenti” ka të ngjarë…

Lexo më shumë

Është gjetur trupi i vajzës 16-vjeçare e cila më 24 korrik u zhduk në ujërat e lumit Vardar në komunën Gradsko. Nga Ministria e Punëve të Brendshme informuan se trupi i vajzës është gjetur sot në orën 12:10 në ujërat e Vardarit në afërsi të Gradskos së Vjetër. Është kryer mbikëqyrje, ndërsa me urdhër të prokurorit publik trupi është dorëzuar në autopsi. Në kërkimin e vajzës ishin përfshirë pjesëtarë të MBP-së dhe të njësitit special “Ujqit” të Armatës. Zhdukja e vajzës ishte denoncuar nga ana e motrës së saj në numrin për thirrje urgjente. Përveç vajzës, ishte denoncuar se në…

Lexo më shumë

Klubi futbollistik Drita nga Gjilani është eliminuar nga Liga e Kampionëve, pas humbjes ndaj kampionëve të Danimarkës, FC Kopenhagen, me rezultat të përgjithshëm 0-3. Ndeshja e kthimit, e zhvilluar sonte në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë, përfundoi me fitoren minimale 0-1 për danezët, duke vulosur fatin e skuadrës kampione të Kosovës. Fillim i vështirë për Dritën – kartoni i kuq ndërlikon gjithçka Drita hyri në këtë përballje me shpresën për të përmbysur disavantazhin prej dy golash nga ndeshja e parë në “Parken Stadium” të Kopenhagës, por gjithçka u vështirësua shumë herët. Në minutën e 27-të, Liridon Balaj u ndëshkua me…

Lexo më shumë

Arben Taravari sot i ka shpallur kandidatët e partisë së tij për zgjedhjet lokale. Taravari njoftoi se Blerand Ramadani, Nazim Taipi, Isen Shabani dhe Valbon Limani do të jenë kandidatët e tij. “Kandidati për Komunën e Sajarit do të jetë Blerand Ramadani, për Komunën e Tearcës do të jetë Nazim Taipi, për Komunën e Vrapçisht do të jetë Isen Shabani dhe kandidati për Gostivarin do të jetë Valbon Limani”, tha Taravari, i cili nuk përjashtoi edhe lista të përbashkëta me koalicionin që do të quhet “Aleanca Kombëtare për Integrim”. “ASH ishte arsye që VLEN të bëjë 108 mijë vota, kishim…

Lexo më shumë

Ish-kryeministri i Kanadasë, Justin Trudeau, është parë duke darkuar me superyllin e popit, Katy Perry, në një nga restorantet më luksoze të Montrealit. Sipas TMZ, dyshja janë fotografuar të hënën mbrëma në “Le Violon”, një restorant i renditur si i 11-ti më i miri në Kanada dhe i rekomanduar nga guida prestigjioze Michelin. Në njërën nga fotot, Perry shfaqet duke buzëqeshur pranë Trudeau-s, ndërsa të dy ndajnë pjatat — përfshirë një me karavidhe — dhe konsumojnë kokteje. Nuk dihet ende nëse bëhet fjalë për një takim miqësor apo diçka më shumë, por vëmendja mediatike nuk ka munguar. Katy Perry ndodhet…

Lexo më shumë

Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) këtë pasdite njoftoi se deri në orën 18:30, tre zjarre ishin aktive në të gjithë vendin, ndërsa gjashtë zjarre ishin nën kontroll. Nga QMK njoftuan se gjithsej sot ka pasur 20 zjarre, nga të cilat 11 janë shuar. “Zjarri në malin Goten dhe malet e Maleshevës është aktiv, ku digjen pyje të ulëta, bredha, shkurre dhe bimësi të ulët, si dhe zjarri pranë fshatit Beshishte në komunën e Prilepit me një degë drejt fshatit Gradeshnica në komunën e Novacit dhe një degë drejt kufirit me Greqinë”. “Zjarri i tretë aktiv është midis fshatrave Careviç,…

Lexo më shumë

Konvikti shtetëror i studentëve “Kuzman Josifovski – Pitu” këtë vit do të mbetet i mbyllur për studentët për shkak të rikonstruimit të plot të këtij objekti. Ministrja e Arsimit, Vesna Janevska tha se pavarësisht punimeve studentët nuk do të mbeten rrugëve. Ata që plotësojnë kushtet do të kenë akomodim të sigurt. Në rast nevoje, për studentët në dispozicion do të jenë edhe konviktet e nxënësve të shkollave të mesme. “Rikonstruksioni është i plotë dhe, përveç punimeve ndërtimore, përfshin edhe hidraulikë, kanalizime, energji, inxhinieri mekanike, panele fotovoltaike, në mënyrë që konsumi i llojeve të tjera të energjisë dhe çlirimi i dyoksidit…

Lexo më shumë

Drejtoria e të Ardhurave Publike kumtoi se deri më 25 korrik të këtij viti është regjistruar një situatë shqetësuese në lidhje me përmbushjen e detyrimeve që lidhen me tatimin mbi vlerën e shtuar (TVSH). Sipas të dhënave më të fundit, nuk janë dorëzuar deklarata të TVSH-së nga 142 tatimpagues mujorë dhe 2.134 tremujorë. Borxh i regjistruar, por i papaguar i TVSH-së është regjistruar te 1.326 tatimpagues mujorë dhe 7.748 tatimpagues tremujorë”, theksojnë nga DAP. Drejtoresha e Drejtorisë së të Ardhurave Publike, Elena Petrova, thekson se mosrespektimi i afatit ligjor është një shkelje e rëndë. “Të gjithë tatimpaguesit që nuk kanë…

Lexo më shumë