Author: shqiperia

Njëmbëdhjetë linjat e reja ajrore të vendosura në nëntë muajt e fundit tashmë po e japin efektin e vet në turizëm, tha zëvendëskryeministri dhe ministër i Transportit, Aleksandar Nikolloski. Nikolloski në “Kanal5” theksoi se rritja e numrit të turistëve është rezultat i mbështetjes së fluturimeve çarter dhe ndryshimeve të politikës për subvencione, për udhëtarë për ardhje, në vend se udhëtarëve në largim. Siç theksoi, në maj të këtij viti në raport me majin e vitit të kaluar ka 101 000 turistë më shumë, me ç’rast destinacioni numër një është Shkupi sepse trendet e turizmit ndryshojnë – numër një destinacion turistik…

Lexo më shumë

Departamenti për shtypjen e krimit të organizuar dhe të rëndë ngriti kallëzim penal kundër I.H. (33) dhe S.A. (23), të dy nga Shkupi, për shkak të ekzistencës së dyshimit të arsyeshëm për kryerjen e veprës penale “prodhim, posedim, ndërmjetësim dhe tregtim i paautorizuar me armë ose eksplozivë”. “Më 15.07.2025, në bazë të një urdhri gjyqësor, u krye bastisje në shtëpinë ku banon I.H., e cila është pronë e babait të tij, gjatë së cilës u gjetën dhe u konfiskuan një armë zjarri gjysmëautomatike “Red Flag M57″ me kalibër 7.62x25mm me dy presa fishekësh të kalibrit 7.62x25mm, fishekë të kalibrit 7.65mm…

Lexo më shumë

Këngëtari i njohur, Ermal Fejzullahu, ka folur hapur për tema që shkojnë përtej muzikës dhe jetës personale. Gjatë intervistës, ai u përball me një pyetje interesante: “Nëse do ta shkrije pasurinë tënde, përveçse për familjen, a do të kishte një alternativë të dytë? Për kë, për çfarë?”. Përgjigjja e tij ishte e menjëhershme dhe e ngarkuar me emocion e patriotizëm. “Gjysmën e pasurisë, s’them krejt, gjysmën e pasurisë sot për me u bë Kosovë e Shqipëri një. Për Shqipërinë e madhe. Direkt, sot. Është ëndrra ime dhe do të jetë gjithmonë”, deklaroi Fejzullahu per podcastin “Flet”. Për Ermalin, ideali i…

Lexo më shumë

ASH e Arben Taravarit, vlerëson se “grupacionit të hallit” të quajtur VLEN i ka rënë maska. Premtimi për përfaqësim dinjitoz të shqiptarëve, për reformë të vërtetë dhe për krijimin e një partie unike shqiptare rezultoi mashtrues dhe i zbrazët. Nga atje thonë se VLEN sot është shndërruar në një koalicion pa përmbajtje, pa drejtim, pa busull dhe pa asnjë strukturë të qëndrueshme organizative. “Koalicioni që u shpall si alternativë e re, sot përfaqëson një format të ricikluar të së vjetrës politike. Aty ku dikur ndodhej aparati i përjetshëm i BDI-së, sot është vendosur një logjikë e njëjtë funksionimi, vetëm me…

Lexo më shumë

Nga VLEN në një kumtesë për media thonë se “udhëheqësia e BDI-së nuk do të kalonte as vettingun për roje të një kooperative bujqësore, e lëre më vettingun për luftën kundër korrupsionit”. Nga VLEN shtojnë se “sa herë që BDI nuk di si të mbrohet nga pyetjet e opinionit publik për kriminalitetin e njerëzve udhëheqës në parti, e rikthen nga harresa temën e vjetër – vetingun. “Ata mendojnë se nëse bërtasin me zë të lartë dhe shpesh për vetting, njerëzit do të harrojnë se çfarë kriminelësh janë. Sa herë që kapen ngushtë, sa herë që opinioni mëson për aferat e…

Lexo më shumë

FC Barcelona gjendet përballë një vere të nxehtë jo vetëm nga temperatura, por edhe nga nevoja për të gjeneruar të ardhura të rëndësishme financiare. Klubi katalanas ende nuk mund të funksionojë sipas rregullit 1:1 dhe kthimi te ky standard është vendimtar për stabilitetin ekonomik të tij. Për këtë arsye, nuk përjashtohen vendime të vështira, që mund të përfshijnë edhe shitjen e disa lojtarëve të rëndësishëm. Sipas raportimeve të fundit nga Fichajes, Paris Saint-Germain është duke përgatitur një ofertë prej 80 milionë eurosh për ta sjellë Gavi-n në “Parc des Princes”. Trajneri Luis Enrique, i cili e njeh mirë mesfushorin spanjoll…

Lexo më shumë

Tom Cruise, një nga emrat më të njohur të kinemasë botërore, ka habitur shumë nga fansat e tij pasi u zbulua emri i tij i plotë: Thomas Cruise Mapother IV. Aktori hollivudian, i njohur për rolet ikonike në filma si Top Gun dhe Mission: Impossible, ka zgjedhur të përdorë një version të shkurtuar të emrit të tij, dhe arsyeja është më e thellë se sa pritej. Cruise ka treguar më parë për marrëdhënien e vështirë me babain e tij, Thomas Cruise Mapother III, të cilin e ka përshkruar si “një frikacak dhe një ngacmues”. Ai ka rrëfyer se babai e…

Lexo më shumë

Prishtinë, 29 korrik – Edicioni i sivjetshëm i Sunny Hill Festival sjell një nivel të ri madhështie, me skena gjigante që premtojnë një përvojë spektakolare për publikun. Skena kryesore ka përmasa mbresëlënëse: 62 metra gjerësi e mbi 30 metra thellësi dhe 18 metra lartësi, duke krijuar hapësirë për performanca të jashtëzakonshme vizuale dhe muzikore. Dua Lipa, Shawn Mendes, Headie One, Anyma, MYGAL b2b Edgar Kerri, TSHA, Cil, Sienna Spiro, Ledri, Yanina, Pint, Tayna, Era e Kida janë veç disa prej emrave që do të performojnë në këtë skenë.   View this post on Instagram   A post shared by SUNNY…

Lexo më shumë

Këshilli ekonomiko-social sot duhet të mbajë seancë, ndërsa në të pritet të bisedohet për pagën minimale, rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore bazë dhe për shportën konsumatore. Nga Lidhja e Sindikatave të Maqedonisë dje njoftuan se do ta shtrojnë çështjen për rritjen e pagës minimale në 500 euro dhe për rritjen e të gjitha pagave tjera për 6000 denarë. Kryetari i LSM-së, Sllobodan Trendafilov në konferencë për shtyp theksoi se shporta minimale sindikaliste që e llogarit LSM-ja vitin e kaluar është rritur për 6.500 denarë, ndërsa këtë vit vetëm pjesa e ushqimit dhe pijeve nga përfundimi i masës së fundit…

Lexo më shumë

Komunikacioni në rrugët e vendit po zhvillohet pa ndërprerje, nëpër rrugë të lagështa. Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është rritur. Për shkak të pushimeve verore, ka një frekuencë të shtuar të automjeteve, por në vendkalimet kufitare në anën e Maqedonisë nuk ka vonesa më të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi. LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore…

Lexo më shumë