Close Menu
    What's Hot
    Mucunski: Nga forumi i biznesit në Londër, ftoj kompanitë britanike të shqyrtojnë ofertat që ofron Maqedonia për investime të jashtme

    18/07/2025
    Konfirmohet takimi “intim” i Ziza Pajazitit me të dënuarin me burgim të përjetshëm? Zv.drejtori i Burgjeve jep detajet

    MPB me njesi të re të specializuar për sigurinë kibernetike

    18/07/2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Po lundronin me jet ski në Ksamil, përplasen me njëri-tjetrin dy vëllezërit francezë

      08/07/2025
      Makina del nga rruga dhe përplaset me shtyllën në Devoll, përfundon në spital shoferi

      U mbyt në liqenin e Shkodrës teksa tentonte të ndihmonte dy turistët, vijojnë kërkimet për trupin e pajetë të kapitenit të anijes

      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      28/04/2025
      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      28/01/2025
      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      27/01/2025
      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      09/01/2025
      Mucunski: Nga forumi i biznesit në Londër, ftoj kompanitë britanike të shqyrtojnë ofertat që ofron Maqedonia për investime të jashtme

      Mucunski: Nga forumi i biznesit në Londër, ftoj kompanitë britanike të shqyrtojnë ofertat që ofron Maqedonia për investime të jashtme

      18/07/2025
      Mucunski: Nga forumi i biznesit në Londër, ftoj kompanitë britanike të shqyrtojnë ofertat që ofron Maqedonia për investime të jashtme

      MPB me njesi të re të specializuar për sigurinë kibernetike

      18/07/2025
      Mucunski: Nga forumi i biznesit në Londër, ftoj kompanitë britanike të shqyrtojnë ofertat që ofron Maqedonia për investime të jashtme

      Maqedonia e Veriut forcon kapacitetin mbrojtës, siguron pajisje të reja ushtarake sipas standardeve të NATO-s

      18/07/2025
      Mucunski: Nga forumi i biznesit në Londër, ftoj kompanitë britanike të shqyrtojnë ofertat që ofron Maqedonia për investime të jashtme

      Pecakov: Sezoni turistik më i mirë se vitin e kaluar

      18/07/2025
      Mucunski: Nga forumi i biznesit në Londër, ftoj kompanitë britanike të shqyrtojnë ofertat që ofron Maqedonia për investime të jashtme

      Mucunski: Nga forumi i biznesit në Londër, ftoj kompanitë britanike të shqyrtojnë ofertat që ofron Maqedonia për investime të jashtme

      18/07/2025
      Konfirmohet takimi “intim” i Ziza Pajazitit me të dënuarin me burgim të përjetshëm? Zv.drejtori i Burgjeve jep detajet

      Konfirmohet takimi “intim” i Ziza Pajazitit me të dënuarin me burgim të përjetshëm? Zv.drejtori i Burgjeve jep detajet

      18/07/2025
      Mucunski: Nga forumi i biznesit në Londër, ftoj kompanitë britanike të shqyrtojnë ofertat që ofron Maqedonia për investime të jashtme

      MPB me njesi të re të specializuar për sigurinë kibernetike

      18/07/2025
      Google AI u pyet nëse Lionel Messi është më i mirë se Cristiano Ronaldo – përgjigja ka befasuar shumë tifozë

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      A trashëgohen traumat ndër breza? Doktoresha: Ka studime që e vertetojnë, por mund të ndalohet

      Shtatzënë vetëm me meditim/ Mjekja shqiptare në Zvicër tregon si t’ia arrish edhe në moshë të avancuar

      Pesë ushqimet e shëndetshme që duhet t’i shtoni dietës tuaj, ja cilat janë ato

      Traumat e fëmijërisë apo fat i paracaktuar, çfarë e përcakton jetën tonë sipas shkencës?

      Artemisa Gogollari/ Mjekja nga Përmeti që kaloi nga depresioni në një prej motivueseve më të mëdha në Shqipëri

    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Bota»Presidenti kinez Xi takohet me ministrin e Jashtëm rus Lavrov
    Bota

    Presidenti kinez Xi takohet me ministrin e Jashtëm rus Lavrov

    09/04/20245 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Presidenti kinez Xi takohet me ministrin e Jashtëm rus Lavrov
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Presidenti kinez Xi takohet me ministrin e Jashtëm rus Lavrov

    Udhëheqësi kinez Xi Jinping u takua të martën me ministrin e Jashtëm rus Sergey Lavrov në shenjë mbështetjeje të ndërsjellë dhe opozite të përbashkët ndaj demokracive perëndimore, ndërsa Moska vazhdon sulmin në Ukrainë.

    “Do të donim të shprehnim vlerësimin tonë më të lartë dhe admirimin për sukseset që keni arritur ndër vite dhe mbi të gjitha gjatë dekadës së fundit nën udhëheqjen tuaj”, i tha zoti Lavrov zotit Xi, sipas mediave ruse.

    “Jemi sinqerisht të kënaqur me këto suksese, pasi këto janë suksese mes miqsh, megjithëse jo të gjithë në botë ndajnë këtë qëndrim dhe po përpiqen në çdo mënyrë të mundshme për të frenuar zhvillimin e Kinës – në fakt siç bënë me zhvillimin e Rusisë”, tha zoti Lavrov.

    Izolimi në rritje në planin ekonomik dhe diplomatik të Rusisë ka bërë që ajo të mbështetet gjithnjë e më shumë tek Kina, ish-rivalja e saj për kryesimin e bllokut komunist gjatë Luftës së Ftohtë. Në dekadat e fundit, dy vendet kanë përafruar gjithnjë e më shumë politikat e tyre të jashtme, kanë bërë ushtrime të përbashkëta ushtarake dhe janë përpjekur të fitojnë mbështetjen e vendeve të treta në organizma si Organizata për Bashkëpunimin e Shangait.

    Zoti Lavrov u shfaq më herët të martën në një konferencë të përbashkët për shtyp me homologun kinez Wang Yi, gjatë së cilës riafirmuan solidaritetin për çështjet ndërkombëtare.

    Zoti Lavrov tha se Rusia dhe Kina kundërshtojnë çdo nismë ndërkombëtare që nuk merr parasysh pozicionin e Rusisë.

    Ai tha se “formula e ashtuquajtur e paqes” e presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky ishte “krejtësisht e shkëputur nga çdo realitet”.

    Zoti Zelensky ka bërë thirrje për tërheqjen e forcave ruse dhe rikthimin e të gjitha territoreve të pushtuara ukrainase. Por, Ukraina mbështetet më së shumti tek Shtetet e Bashkuara, ku shumica republikane në Dhomën e Përfaqësuesve po mban pezull një projektligj për ndihma të reja ushtarake.

    Kina dhe Rusia janë partnerët më të rëndësishëm diplomatikë për njëri-tjetrin, ndërsa janë të dyja anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit të OKB-së dhe bashkëpunojnë për të bllokuar nismat e Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve për të përhapur vlerat demokratike dhe të të drejtave të njeriut, në vende si Venezuela dhe deri në Siri.

    Megjithëse Kina nuk ka dhënë mbështetje të drejtpërdrejtë ushtarake për Rusinë, ajo e ka mbështetur diplomatikisht, duke fajësuar Perëndimin si shkaktar për vendim-marrjen e presidentit rus Vladimir Putin fillimin e luftës. Kina gjithashtu nuk e ka quajtur ndërhyrjen sulm ushtarak, duke iu përmbajtur kështu linjës së Kremlinit. Megjithëse ka thënë se nuk po i ofron Rusisë ndihma ushtarake apo në armatime, Kina ka ruajtur marrëdhënie të fuqishme ekonomike me Moskën, së bashku me Indinë dhe vende të tjera, ndërsa vazhdojnë sanksionet e vëna nga Perëndimi dhe vendet aleate.

    Në konferencën e përbashkët për shtypin, zoti Wang përsëriti kërkesën e Kinës për armëpushim dhe “përfundim të shpejtë të luftës”.

    “Kina mbështet mbajtjen në kohën e përshtatshme të një takimi të ndërkombëtar të pranuar nga Rusia dhe Ukraina, ku palët mund të marrin pjesë në mënyrë të barabartë dhe të diskutojnë në mënyrë të drejtë të gjitha zgjidhjet për paqen”, tha zoti Wang.

    Propozimi i Kinës për paqen nuk ka zënë vend, pjesërisht për shkak të mbështetjes së vazhdueshme për Rusinë dhe mungesës së një vizioni se si mund të duket një zgjidhje e ardhshme, në veçanti se cili do të ishte fati i territoreve të pushtuara ukrainase dhe banorëve të tyre.

    Zoti Wang gjithashtu tha se presidentët Xi dhe Putin do të vazhdojnë kontaktet e ngushta gjatë këtij viti, ndërsa pritet të zhvillohen edhe vizita në kryeqytetet e dy vendeve.

    “Kina dhe Rusia kanë patur ulje-ngritje të marrëdhënies dhe të dyja palët kanë nxjerrë mësime nga eksperiencat historike dhe kanë gjetur trajektoren e duhur për të mbështetur një zhvillim të shëndetshëm dhe të qëndrueshëm të marrëdhënies dypalëshe”, tha zoti Wang. “Marrëdhëniet e mira të sotshme mes Kinës dhe Rusisë janë të fituara me shumë mund dhe meritojnë të mbrohen me kujdes nga të dyja palët”.

    Zoti Lavrov mbërriti në Kinë të hënën, ndërsa zoti Wang dhe udhëheqës të tjerë kinezë kanë vizituar rishtazi Rusinë dhe kanë mbajtur përgjithësisht një qëndrim në mbështetje të pikëpamjeve të Rusisë për shkaqet e konfliktit.

    Kina ka përdorur herë pas here një ton të ngjashëm luftarak ndaj Shteteve të Bashkuara dhe aleatëve. Kina dhe Rusia kanë bërë stërvitje të përbashkëta ushtarake dhe mendohet se përpiqen të zëvendësojnë demokracitë me diktatura në zonat ku ushtrojnë ndikimin e tyre. Kina është vetë e përfshirë në mosmarrëveshje territoriale, në veçanti për ishullin e vetëqeverisur të Tajvanit, si dhe në Detin e Kinës së Jugut dhe të Lindjes.

    Vetëm disa javë përpara se Rusia të sulmonte Ukrainën, presidenti Putin vizitoi Pekinin për ceremoninë e çeljes së Lojërave Olimpike të vitit 2022 dhe palët nënshkruan një pakt duke u zotuar për një marrëdhënie “pa kufij”, me mbështetje të Kinës për qëndrimet e Rusisë, megjithëse formalisht Kina bën thirrje për bisedime për paqe.

    Në një telefonatë javën e kaluar me udhëheqësin kinez Xi Jinping, Presidenti amerikan Joe Biden ngriti çështjen e marrëdhënies së Kinës me Rusinë në fushën e mbrojtjes. Rusia po përpiqet të rindërtojë bazën e saj industriale, ndërsa vazhdon sulmin në Ukrainë. Presidenti Biden i bëri thirrje Pekinit të ushtrojë ndikimin ndaj Koresë së Veriut për ta frenuar këtë fuqi të re dhe të paparashikueshme bërthamore./voa

    Lexo edhe:

    1. EMRI-FOTO/ Ishte “koka” e një bande grabitësish, arrestohet vëllai i Kasanos
    2. U ekzekutua me 15 plumba teksa lëvizte me makinë, lidhja e biznesmenit grek me 56-vjeçarin shqiptar të vrarë në Athinë
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Arrestohen babë dhe bijë, abuzuan me dy të mitur

    05/07/20241 Min Read
    FOTO/ Ariu nuk lejon turisten ta fotografojë, i futet në makinë dhe e bën për spital

    24/04/20241 Min Read
    Aksident tragjik në Afrikën e Jugut, 45 të vdekur, 8-vjeçarja e vetmja e mbijetuar

    29/03/20241 Min Read
    VIDEO/ Drake ndërpret koncertin, i premton fansit se do të shlyej borxhin e tij 160 mijë dollarë

    04/03/20242 Mins Read
    SHBA zmbraps sulmet e grupit Houthi ndaj anijeve në Detin e Kuq

    27/12/20231 Min Read
    Top Posts
    Mucunski: Nga forumi i biznesit në Londër, ftoj kompanitë britanike të shqyrtojnë ofertat që ofron Maqedonia për investime të jashtme

    Mucunski: Nga forumi i biznesit në Londër, ftoj kompanitë britanike të shqyrtojnë ofertat që ofron Maqedonia për investime të jashtme

    18/07/2025
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Mucunski: Nga forumi i biznesit në Londër, ftoj kompanitë britanike të shqyrtojnë ofertat që ofron Maqedonia për investime të jashtme Maqedonia

    Mucunski: Nga forumi i biznesit në Londër, ftoj kompanitë britanike të shqyrtojnë ofertat që ofron Maqedonia për investime të jashtme

    18/07/20252 Mins Read

    Ministri i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë së Jashtme, Timço Mucunski po qëndron për vizitë…

    Konfirmohet takimi “intim” i Ziza Pajazitit me të dënuarin me burgim të përjetshëm? Zv.drejtori i Burgjeve jep detajet

    Konfirmohet takimi “intim” i Ziza Pajazitit me të dënuarin me burgim të përjetshëm? Zv.drejtori i Burgjeve jep detajet

    18/07/2025
    Mucunski: Nga forumi i biznesit në Londër, ftoj kompanitë britanike të shqyrtojnë ofertat që ofron Maqedonia për investime të jashtme

    MPB me njesi të re të specializuar për sigurinë kibernetike

    18/07/2025
    Google AI u pyet nëse Lionel Messi është më i mirë se Cristiano Ronaldo – përgjigja ka befasuar shumë tifozë

    Google AI u pyet nëse Lionel Messi është më i mirë se Cristiano Ronaldo – përgjigja ka befasuar shumë tifozë

    18/07/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Konfirmohet takimi “intim” i Ziza Pajazitit me të dënuarin me burgim të përjetshëm? Zv.drejtori i Burgjeve jep detajet

    Konfirmohet takimi “intim” i Ziza Pajazitit me të dënuarin me burgim të përjetshëm? Zv.drejtori i Burgjeve jep detajet

    18/07/2025
    Zbulohet se kush është gruaja që qëndroi pranë çiftit viral? Punon në të njëjtën kompani dhe është ngritur në detyrë së fundmi

    Memet më qesharake në shqip për çiftin që u kap “mat” në koncertin e Coldplay

    Me te lexuara
    Mucunski: Nga forumi i biznesit në Londër, ftoj kompanitë britanike të shqyrtojnë ofertat që ofron Maqedonia për investime të jashtme

    Mucunski: Nga forumi i biznesit në Londër, ftoj kompanitë britanike të shqyrtojnë ofertat që ofron Maqedonia për investime të jashtme

    18/07/2025
    Konfirmohet takimi “intim” i Ziza Pajazitit me të dënuarin me burgim të përjetshëm? Zv.drejtori i Burgjeve jep detajet

    Konfirmohet takimi “intim” i Ziza Pajazitit me të dënuarin me burgim të përjetshëm? Zv.drejtori i Burgjeve jep detajet

    18/07/2025
    Mucunski: Nga forumi i biznesit në Londër, ftoj kompanitë britanike të shqyrtojnë ofertat që ofron Maqedonia për investime të jashtme

    MPB me njesi të re të specializuar për sigurinë kibernetike

    18/07/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.