Close Menu
    What's Hot
    Maqedonia e Veriut ka dyfish më pak zjarrfikës sesa e parasheh ligji, nuk ka as qendër trajnimi

    23/06/2025

    BDI: Mbështesim SHBA-të për të parandaluar përhapjen e armëve bërthamore në duar të regjimeve autoritare

    Mickoski: Për një vit rritëm pensionet dhe pagat, zhvillimi është i mundshëm

    23/06/2025
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    • Home
    • Rajoni
      1. Shqiperia
      2. Kosova
      3. Maqedonia
      4. View All
      Fermerët hedhin prodhimin në rrugë: Pikat e grumbullimit i marrin perimet me çmime të ulëta, i shesin shtrenjt

      28/04/2025
      Ringjallja e industrisë ushtarake, Rama: Ish-Uzina e Autotraktorëve do të shërbejë për mbrojtjen

      Aksident në Korçë-Pogradec, dy të plagosur

      12/03/2025
      Turisti malazezë humb jetën në Malësinë e Madhe, dyshohet se pësoi arrest kardiak

      NATO e gatshme të punojë me Sorensenin si ndërmjetësues në dialogun Kosovë-Serbi

      28/01/2025
      Dorëheqja e kryeministrit serb, Vuçiç: Nisim konsultimet me partitë politike për formimin e një qeverie të re ose shpalljes së zgjedhjeve të reja

      Protestat në Serbi, Vuçiç kërkon ndryshim të qeverisë

      27/01/2025
      Zgjedhjet në Kosovë, analistja Lama tregon strategjinë që po ndjek Lëvizja Vetëvendosje

      09/01/2025
      Maqedonia e Veriut ka dyfish më pak zjarrfikës sesa e parasheh ligji, nuk ka as qendër trajnimi

      Maqedonia e Veriut ka dyfish më pak zjarrfikës sesa e parasheh ligji, nuk ka as qendër trajnimi

      23/06/2025
      Maqedonia e Veriut ka dyfish më pak zjarrfikës sesa e parasheh ligji, nuk ka as qendër trajnimi

      BDI: Mbështesim SHBA-të për të parandaluar përhapjen e armëve bërthamore në duar të regjimeve autoritare

      23/06/2025
      Maqedonia e Veriut ka dyfish më pak zjarrfikës sesa e parasheh ligji, nuk ka as qendër trajnimi

      Mickoski: Për një vit rritëm pensionet dhe pagat, zhvillimi është i mundshëm

      23/06/2025
      Maqedonia e Veriut ka dyfish më pak zjarrfikës sesa e parasheh ligji, nuk ka as qendër trajnimi

      VLEN për bombardimet amerikane në Iran: Maqedonia e Veriut angazhohet për paqe

    • Bota
    • Sport
    • Ndryshe
      A janë binjakët alergjikë ndaj të njëjtave gjëra?

      A janë binjakët alergjikë ndaj të njëjtave gjëra?

      28/04/2025
      Mësoni si të përdorni lëngun e selinosë për uljen e kolesterolit

      31/01/2025
      A e dini pse pakot e patatinave janë gjithmonë gjysmë bosh?

      A e dini pse pakot e patatinave janë gjithmonë gjysmë bosh?

      28/01/2025
      Hëna e re tek Ujori, nis epokë e re për 6 muajt e ardhshëm për këtë shenjë Horoskopi

      Nuk ha shumë, por të rëndon stomaku? Zbulo kush e ka fajin

    • Shendeti
    • Showbiz
    • Lifestyle
    • Opinion
    Shqiperia.infoShqiperia.info
    Home»Bota»Bashkëpunëtor i Dritan Gjikës, zbulohet emri i shqiptarit të përfshirë në kartelin e kokainës nga Amerika Latine. Roli i “Fitos” dhe “Samirit”
    Bota

    Bashkëpunëtor i Dritan Gjikës, zbulohet emri i shqiptarit të përfshirë në kartelin e kokainës nga Amerika Latine. Roli i “Fitos” dhe “Samirit”

    16/02/20245 Mins Read
    Facebook Twitter Pinterest LinkedIn WhatsApp Reddit Tumblr Email
    Bashkëpunëtor i Dritan Gjikës, zbulohet emri i shqiptarit të përfshirë në kartelin e kokainës nga Amerika Latine. Roli i “Fitos” dhe “Samirit”
    Share
    Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email WhatsApp Copy Link
    Bashkëpunëtor i Dritan Gjikës, zbulohet emri i shqiptarit të përfshirë në kartelin e kokainës nga Amerika Latine. Roli i “Fitos” dhe “Samirit”

    Rrjedhja e informacionit të klasifikuar nga një hetim për trafik droge, ku përfshihej mafia shqiptare, Danilo Carrera, kunati i ish-presidentit Guillermo Lasso, dhe miku i tij Rubén Cherres, shkaktoi një skandal në vend, në fund të vitit 2022.

    Në mënyrë të dyshimtë, Prokuroria e kishte mbyllur atë hetim në bazë të një raporti të policisë.

    Megjithatë, mbetën dyshime nëse ndikimi politik ka vepruar në mënyrë që ky hetim të mos përparojë.

    Në fillim të shkurtit 2024, autoritetet e Ekuadorit dhe Spanjës i dhanë një goditje mafies shqiptare, e cila vepronte në Ekuador dhe drejtohej nga Dritan Gjika.

    Me këtë rast u vërtetua se Cherres i vrarë në mars të 2023 dhe shqiptari Dritan Gjika ishin ortakë. Operacioni u quajt “Pampa.”

    Në dhjetor 2022, kur shpërtheu skandali, Fernando Villavicencio, i cili në atë kohë ishte asambleist dhe kryesonte Frontin Parlamentar Kundër Korrupsionit (FPA), udhëhoqi përgatitjen e një raporti për të ashtuquajturin rasti León de Troya.

    Ai dokument dha një pasqyrë mbi funksionimin e mafies shqiptare në Ekuador. Dhe ai zbuloi disa emra që tani janë të përfshirë në çështjen Pampa.

    Për shembull, në atë raport janë përmendur tashmë kompanitë Agricomtrade, Cannmaná dhe CarniProduccion, si dhe emrat e Dritan Gjikës, Rubén Cherres, Julio Lalangui dhe Jonnathan Landívar, të cilët tashmë janë aktorët kryesorë të çështjes së re që është në fazën e hetimit. Villavicencio u vra në gusht 2023, kur ai po përpiqej të arrinte Presidencën e Republikës.

    Gjashtë muaj pas vdekjes së tij, autoritetet konfirmuan se, të paktën, pjesa e parë e hetimit të tyre ndaj mafies shqiptare ishte e vërtetë.

    “Fito” dhe “Samir”

    Krahas hetimit për kompanitë e përdorura nga shqiptarët dhe Cherres si front për operacionin e trafikut të drogës, Villavicencio dhe FPA iu afruan edhe lidhjeve të mundshme kriminale të këtij grupi.

    Nëpërmjet intervistave me burime konfidenciale, sipas dokumentit, Fronti Parlamentar identifikoi një organizatë kriminale që vepronte në Guayaquil që drejtohej nga Adolfo Macías, i njohur ndryshe si “Fito” dhe Samir Maestre, i njohur ndryshe si “Samir” .

    “Fito” është drejtuesi i Los Choneros dhe në fund të vitit 2023 u konfirmua se ai u arratis nga burgu rajonal i Guayas.

    Aktualisht ai ndodhet në arrati. Ndërsa “Samir” komandonte Mafia-18 , derisa u vra në tetor 2023.

    “Samir” ishte trashëgimtari i territoreve dhe rrugëve të trafikut të drogës që i përkisnin Leandro Norero, alias “El Patrón”, pasi u vra në burgun Cotopaxi, në tetor 2022.

    Nga ai burg, Norero menaxhoi një strukturë korrupsioni që përfshinte gjyqtarë, polici, një ministër, mes figurave të tjera publike dhe private.
    “Fito” dhe “Samir”, në këtë strukturë kriminale kishin biznesmenë shqiptarë, si Gjika, ekuadorianë, si Cherres, Lalangui dhe Landívar dhe kolumbianë.

    Dhe ata gjithashtu korruptuan oficerë policie, politikanë dhe figura lokale të rëndësishme.

    Sipas burimeve të cituara nga Villavicencio, “Samir” kontrollonte portin e Guayaquil. Dhe, nëpërmjet biznesmenëve të përkushtuar për eksport, kontaminoi kontejnerët me drogë që furnizoheshin nga “Fito” .

    Siguria e sturkturës kriminale në dorë të “Kumbarës”

    Sipas hetimeve të Villavicencio, shqiptari Dritan Gjika, i cili ndodhet në arrati dhe identifikohet si “Toni”, ishte përgjegjës për koordinimin e sigurisë së strukturës kriminale me një oficer policie të identifikuar si “Kumbara” ose “La Madrina”.

    Përveç kësaj, “La Madrina” u fokusua në “vendosjen e personelit të besuar të policisë në adresa të ndryshme për të lehtësuar trafikun e drogës”.

    Në të njëjtin dokument të FPA-së thuhet se “Kumbara” është Tannya Varela, e cila u bë Komandant i Përgjithshëm i Policisë Kombëtare, gjatë presidencës së Lenín Moreno-s dhe Guillermo Lasso-s.

    Raporti tregon se më 1 shtator 2021, ish-komandanti Varela ishte ai që urdhëroi shpërbërjen e grupit hetimor të çështjes León de Troya.

    Ky vendim u ekzekutua nga gjenerali Giovanni Ponce, si Drejtor Kombëtar i Hetimit Kundër Drogës.

    Pas skandalit për ngritjen e kësaj çështjeje, Lasso e shkarkoi Varelën nga posti.

    Dhe muaj më vonë ai urdhëroi gjithashtu shkarkimin e Ponce dhe Mauro Vargas, një tjetër gjeneral që gjithashtu do të kishte mbyllur hetimet.

    Raporti i Villavicencio bën me dije se marrëdhënia mes kësaj strukture kriminale ka nisur kur “polici punonte në aeroport, në emigracion”.

    Raporti vuri në dukje se kompanitë Lalangui janë përdorur për të transportuar drogë jashtë vendit. Pas operacionit Pampa, Lalangui dhe kompanitë e tij po ndiqen penalisht për krim të organizuar. Një tjetër emër i përmendur është ai i Freddy Fernández Hernández, alias “Negro” , i cili u ndalua në Shtetet e Bashkuara. Dhe Erjet Strefi , i cili ishte në kërkim nga Interpoli që prej vitit 2019 për operacione të trafikut të drogës në Evropë .

    Nuk dihet në fakt nëse Strefi është edhe pjesë e hetimeve të operacionit “Pampa”. Por nga raporti i Villavicencios, Strefi përmendet si i njohur me pseudonimin “Daja” dhe i kërkuar prej vitit 2019 nga Çekia.

    Në tetor të një viti më parë, SPAK konfiskoi  pasuritë e mëposhtme të Erjet Strefit dhe njerëzve të lidhur me të, konkretisht:

    -Pasuri e paluajtshme vilë 2 katëshe në Dhërmi, në kompleksin turistik “Ionian Olea”, me sipërfaqe totale ndërtimi 151,8 m² dhe sipërfaqe totale trualli 217,16 m², në pronësi eventuale të shtetases E.S;

    -Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 56.20 m², në Selitë, Tiranë, në pronësi të shtetasit Erjet Strefi;

    -Pasuri e paluajtshme e llojit apartament, me sipërfaqe 74.40 m², në Selitë, Tiranë, në pronësi të shtetasit Erjet Strefi;

    -Pasuri e paluajtshme e llojit tokë arë, me sipërfaqe  500 m², në fshatin Krutje e Poshtme, Lushnje,me bashkëpronarë shtetasit J.S dhe H.S.

    -Pasuri e paluajtshme e llojit tokë arë, me sipërfaqe  500 m², në fshatin Krutje e Poshtme, Lushnjë, me bashkëpronarë shtetasit J.S dhe H.S.

    -Pasuri e luajtshme autoveturë e markës “BMË”, tipi: 3D, vitprodhimi 2012, në pronësi të shtetasit N.S.

    Sipas SPAK, shtetasi shqiptar Erjet Strefi është i shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Praga/Çeki, në vitin 2019, pasi në bashkëpunim me shtetas të tjerë shqiptarë dhe të huaj, anëtarë të një grupi të organizuar kriminal, të cilët vepronin në territorin e Republikës Çeke dhe Mbretërinë e Hollandës, gjatë periudhës Qershor 2016 deri në Shtator 2016, kanë prodhuar dhe tregtuar sasi të konsiderueshme lënde narkotike metamfetaminë./vizionplus.tv

    Lexo edhe:

    1. EMRAT- Aksident, dy shqiptarë humbin jetën në Hungari, njëri digjet brenda makinës
    2. Sulm i armatosur brenda një kishe në Stamboll, raportohet për viktima
    Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Telegram Email

    Ju sugjerojmë

    Kolonët izraelitë sulmojnë fshatin palestinez në Bregun Perëndimor, djegin shtëpi dhe makina, humb jetën një person

    16/08/20242 Mins Read
    Erë e fortë dhe temperatura mbi 40 gradë Celsius në Greqi, paralajmërojnë meteorologët: Parashikohet rrezik për vatra të reja zjarri

    16/08/20241 Min Read
    Pesë foshnja ndërrojnë jetë nga kolla e mirë në Britani

    09/05/20242 Mins Read
    OKB paralajmëron për “zi buke” në Gaza

    OKB paralajmëron për “zi buke” në Gaza

    18/03/20242 Mins Read
    Sulmet e SHBA-së dhe Britanisë kundër Houthis, Rusia thirrje për takim urgjent të Këshillit të Sigurimit të OKB-së

    12/01/20242 Mins Read
    Top Posts
    Maqedonia e Veriut ka dyfish më pak zjarrfikës sesa e parasheh ligji, nuk ka as qendër trajnimi

    Maqedonia e Veriut ka dyfish më pak zjarrfikës sesa e parasheh ligji, nuk ka as qendër trajnimi

    23/06/2025
    “S’ka humbje të të dhënave”, Kuvendi i Shqipërisë reagon pas sulmit kibernetik

    26/12/2023
    Zbardhet kërkesa, SPAK: Berisha të “kyçet” në shtëpi dhe të ruhet nga policë, Gjokutaj e kundërshton

    Hëna e plotë e dhjetorit: Cilat shenja janë më të prekura?

    Moti
    Powered by Tomorrow.io
    Mos humbisni
    Maqedonia e Veriut ka dyfish më pak zjarrfikës sesa e parasheh ligji, nuk ka as qendër trajnimi Maqedonia

    Maqedonia e Veriut ka dyfish më pak zjarrfikës sesa e parasheh ligji, nuk ka as qendër trajnimi

    23/06/20254 Mins Read

    “Aktualisht në vend kemi më pak se 400 zjarrfikës në të gjitha njësitë e mbrojtjes…

    Maqedonia e Veriut ka dyfish më pak zjarrfikës sesa e parasheh ligji, nuk ka as qendër trajnimi

    BDI: Mbështesim SHBA-të për të parandaluar përhapjen e armëve bërthamore në duar të regjimeve autoritare

    23/06/2025
    Maqedonia e Veriut ka dyfish më pak zjarrfikës sesa e parasheh ligji, nuk ka as qendër trajnimi

    Mickoski: Për një vit rritëm pensionet dhe pagat, zhvillimi është i mundshëm

    23/06/2025
    Maqedonia e Veriut ka dyfish më pak zjarrfikës sesa e parasheh ligji, nuk ka as qendër trajnimi

    VLEN për bombardimet amerikane në Iran: Maqedonia e Veriut angazhohet për paqe

    23/06/2025
    Stay In Touch
    • Facebook
    • Twitter
    • Pinterest
    • Instagram
    • YouTube
    Shqiperia.info
    Shqiperia.info

    Lajme shqip nga Shqiperia, Kosova dhe rajoni.

    Facebook X (Twitter) Pinterest YouTube WhatsApp
    Te zgjedhura nga ne
    Nga dobësimi i shikimit te plogështia, këto shenja tregojnë se keni filluar të plakeni

    Nga dobësimi i shikimit te plogështia, këto shenja tregojnë se keni filluar të plakeni

    23/06/2025
    Çfarë do të thotë trupi kur është i lodhur gjithmonë? Shenjat që nuk duhen injoruar

    20/06/2025
    Era e Ledri ‘lëshojnë bombën’, publikohet super hiti i verës

    19/06/2025
    Me te lexuara
    Maqedonia e Veriut ka dyfish më pak zjarrfikës sesa e parasheh ligji, nuk ka as qendër trajnimi

    Maqedonia e Veriut ka dyfish më pak zjarrfikës sesa e parasheh ligji, nuk ka as qendër trajnimi

    23/06/2025
    Maqedonia e Veriut ka dyfish më pak zjarrfikës sesa e parasheh ligji, nuk ka as qendër trajnimi

    BDI: Mbështesim SHBA-të për të parandaluar përhapjen e armëve bërthamore në duar të regjimeve autoritare

    23/06/2025
    Maqedonia e Veriut ka dyfish më pak zjarrfikës sesa e parasheh ligji, nuk ka as qendër trajnimi

    Mickoski: Për një vit rritëm pensionet dhe pagat, zhvillimi është i mundshëm

    23/06/2025
    © 2025 Shqiperia.info
    Privacy Policy
    • Home
    • Bota
    • Shqiperia
    • Kosova
    • Maqedonia
    • Ndryshe
    • Sport

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.