
Në një letër drejtuar të gjithë ambasadorëve të BE-së në vend, si dhe zyrtarëve të BE-së dhe NATO-s, kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe do t’i informojë ata për atë që ai beson se është çmontimi sistematik i integrimit euroatlantik të Maqedonisë nga kryeministri.
Filipçe përsëriti se, përmes aktiviteteve partiake dhe bashkimit të frontit për BE-në, ata do ta kundërshtojnë fuqimisht qëndrimin se nuk duhet të ketë ndryshime kushtetuese pa një fund të qartë dhe derisa të garantohen të drejtat e njeriut të komunitetit maqedonas në Bullgari.
“Ky është një përpjekje e qëllimshme për të pamundësuar arritjen e qëllimit strategjik të integrimit në BE. Politika të tilla nënkuptojnë se reformat e nevojshme nuk do të zbatohen dhe se nuk do të ketë kontroll mbi plaçkitjen që po kryen qeveria”, tha Venko Filipçe.
Kryeministri, nga ana tjetër, akuzoi sot LSDM-në se po rrezikon të gjithë strategjinë qeveritare me lëvizje të tilla./Telegrafi/






