
Kryesia Qendrore e Bashkimit Demokratik për Integrim sonte do të mbajë mbledhjen e radhës, në prag të Kongresit të partisë që është caktuar të mbahet të dielën.
Siç informuan nga BDI, në fokus të mbledhjes do të jetë informimi rreth përgatitjeve përfundimtare të Kongresit.
Kujtojmë se të dielën BDI do të mbajë Kongresin e saj, ku siç deklaruan figura politike të partisë, pritet të konfirmohet edhe një mandat i ri për Ali Ahmetin në krye të partisë.
Po ashtu, në Kongres do të miratohen ndryshimet në Statutin e partisë, me të cilat e drejta për emërimin e kryetarëve të Degëve do të kalojë ekskluzivisht në kompetencë të kryetarit të partisë, Ali Ahmeti, sikurse që ishte dikur, në kohën kur u themelua BDI.





