
Komisioni për Financim dhe Buxhet pasdite e ka vazhduar debatin rreh amendamentet për Propozim-buxhetin për vitin 2026. Janë pranuar disa amendamente të paraqitura nga opozita, të cilat do të sigurojnë burime financiare për ripajisjen e shërbimeve të Ndihmës së shpejtë.
Në pjesën e pasdites së debatit u diskutuan kryesisht amendamentet që kërkonin pajisjen ose rindërtimin e institucioneve shëndetësore.
Debati për amendamentet vazhdon nesër.
Sipas njoftimeve, pritet që Propozim-buxheti të vendoset në seancë plenare më 9 dhjetor. Rritja ekonomike parashikohet të jetë 3,8 për qind, inflacioni 2,5 dhe deficiti buxhetor 3,5 për qind i BPV-së.
Shteti planifikon 374,7 miliardë denarë të ardhura të përgjthshme, 413,9 miliardë denarë shpenzime të përgjthshme, si dhe 40,5 miliardë denarë investime kapitale





