
Edhe pse nëntori është drejt fundit, disa qytetarë ende nuk i kanë marrë rimbursimet e tyre nga skanimi i faturave fiskale përmes projektit “TVSH-ja ime”.
Megjithatë, Ministria e Financave thotë se paratë do të jenë në llogari deri në fund të këtij muaji.
“Pagesa e fondeve për faturat fiskale të skanuara përmes aplikacionit “TVSH-ja ime” bëhet brenda 60 ditëve pas përfundimit të tremujorit. Për tremujorin e tretë (korrik-shtator), afati ligjor për pagesë është 30 nëntori 2025. Problemet më të zakonshme që shkaktojnë vonesa në pagesën e fondeve lidhen me të dhënat e llogarisë së transaksionit të futura gabimisht ose të paazhurnuara në sistemin PRO”, tha Departamenti i Financave.
Lidhur me spekulimet në publik se autoritetet po planifikojnë ta shfuqizojnë masën, Ministria e Financave nuk ka një përgjigje specifike, por thotë se masa është e vendosur ligjërisht dhe vazhdon të jetë e vlefshme, dhe pagesat bëhen brenda afateve të përcaktuara ligjërisht.





