
OBRM-PDUKM ka reaguar ndaj deklaratave të Ali Ahmetit, duke thënë se mesazhet e tij për “shqiponjat” janë vetëm patetikë politik dhe frikësim para zgjedhjeve.
“Nuk është e vështirë të parashikosh Ahmetin, as të merresh me të – e tëra çfarë duhet është vullneti, integriteti dhe moskorrupsioni. LSDM nuk e posedonte këtë. Ata nuk kishin vullnet për ta kundërshtuar, kishin vetëm vullnetin për të vjedhur, kështu që Ahmeti i kapi dhe sot nuk mund as të qajnë”, thuhet në deklaratën e partisë.
Nga OBRM-PDUKM thonë se BDI është eksperte në tendera dhe ‘ulje në prehër’ politike.
Në reagim, Ahmeti dhe partia e tij quhen “zogj” në vend të shqiponjave, me mesazhin se shqiptarët kanë kohë që kanë pasur mjaft me politika të tilla.
“BDI do të humbasë pothuajse të gjitha komunat në zgjedhjet e ardhshme. Pas kësaj, harabelat do të dërgojnë letra me oferta për koalicione, por ne do të qeshim me ato oferta”, thonë nga OBRM-PDUKM.
Partia akuzon më tej se sundimi i gjatë i Ahmetit bazohet në abuzimin me pushtetin, hapjen e bizneseve dhe përdorimin e lidhjeve të ngushta në prokurori.
“Në vend që të dalë në pension pas njëzet vitesh në pushtet, Ahmeti gjithmonë ofron frikësim para zgjedhjeve. Ky është refleksi i tij Pavlovian”, thonë nga OBRM-PDUKM, duke vlerësuar se një paraqitje e tillë është “patetike dhe qesharake”.