
Uji për pije në Shkup është i sigurt dhe cilësor, konfirmon raporti javor laboratorik i Ndërmarrjes publike “Ujësjellësi dhe kanalizimi” – Shkup.
Sipas analizave të kryera nga Sektori i kontrollit sanitar në periudhën nga 15 deri më 19 shtator, të gjitha mostrat e testuara përmbushin standardet e përcaktuara me Rregulloren për sigurinë dhe cilësinë e ujit të pijshëm.
“Gjatë periudhës së caktuar janë marrë 216 mostra për analizë fiziko-kimike dhe 216 mostra për analizë mikrobiologjike nga 49 pika të ndryshme matëse në të gjithë qytetin”.
“Rezultatet tregojnë se asnjë mostër nuk devijon nga normat e përcaktuara, që do të thotë se banorët e Shkupit mund të përdorin ujin nga ujësjellësi i qytetit pa ndonjë problem”, thuhet në njoftim.