
Sebaedin Dauti do të jetë kandidati i VLEN-it për Komunën e Gostivarit. Siç thonë nga koalicioni, “me këtë vendim, VLEN jo vetëm që prezanton kandidatin më të denjë, por vulos fitoren e tetorit në çdo cep të Gostivarit”.
“Sebaedin Dauti është një profesionist i respektuar, me përvojë të pasur dhe të dëshmuar në drejtësi e siguri publike. I lindur dhe rritur në Gostivar, ai ka ndërtuar karrierën mbi themelet e ndershmërisë, drejtësisë dhe shërbimit të palodhur për qytetarët. Diplomuar në Fakultetin Juridik të Universitetit të Prishtinës, Dauti ka shërbyer si gjyqtar dhe kryetar i Gjykatës Themelore të Gostivarit, duke fituar besimin dhe respektin e të gjithë gostivarasve”.
“Prej më shumë se një dekade, ai ushtron profesionin e noterit me përkushtim, korrektësi dhe integritet të padiskutueshëm. Përvoja e tij përfshin edhe pozita të rëndësishme në MPB dhe në strukturat e rendit e sigurisë, ku ka treguar aftësi të shkëlqyera drejtuese dhe vizion strategjik. I njohur për komunikim të hapur, vendosmëri dhe aftësi për të bashkuar të gjitha shtresat e shoqërisë, Sebaedin Dauti përfaqëson modelin e liderit modern që bashkon dhe udhëheq me përgjegjësi”, thonë nga VLEN.
Sebaedin Dauti është kandidati i VLEN-it për Komunën e Gostivarit appeared first on Telegrafi.