
Deputeti i Frontit Europian dhe nënkryetari i BDI-së, Blerim Bexheti thotë se Izet Mexhiti nuk beson në fitore dhe prandaj nuk jep dorëheqje nga posti i zv. kryeministrit.
Ai thotë se Mexhiti nuk respekton vullnetin e popullit.
Mexhiti ka deklaruar se vetëm nëse zgjidhet kryetar komune, do t’ia dorëzojë postin e Zëvendëskryeministrit të Parë dikujt tjetër konkretisht Bekim Salit.
Kjo deklaratë flet qartë: Ai nuk beson në fitore!
Dhe më keq nuk e respekton verdiktin e popullit! Sepse, nëse do të kishte bindje të sinqertë se do të fitonte, do të jepte dorëheqje që sot”, shkruan Bexheti në profilin e tij në Facebook./Telegrafi/
Bexheti: Izet Mexhiti nuk beson në fitore dhe prandaj nuk jep dorëheqje appeared first on Telegrafi.