Roma ka njoftuar zyrtarisht vendimin për të shkarkuar Daniele De Rossin nga detyra e trajnerit.
“AS Roma njofton se ka liruar Daniele De Rossin nga roli i tij si trajner i ekipit të parë”, thuhet në deklaratën zyrtare.
“Vendimi i klubit është miratuar në interes të skuadrës, në mënyrë që të mund të rifillojë me shpejtësi rrugën e dëshiruar, në një kohë kur sezoni është ende në fillim.
Për Daniele, i cili do të jetë gjithmonë në shtëpi në klubin Giallorossi, një falënderim të përzemërt për punën e kryer muajt e fundit me pasion dhe përkushtim.
Do të vijojnë komunikimet mbi udhëzimet teknike të ekipit”, thuhet në njoftim.
Zyrtare: Roma shkarkon De Rossin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.