minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Zyrtare, Broja firmos te Burnley - Shqiperia.info

Armando Broja është zyrtarisht një lojtar i Burnleyt. Njoftimi ka ardhur nga vetë klubi anglez, me marrëveshjen që ishte arritur prej ditësh.

Sulmuesi i Kombëtares mbyll aventurën te Chelsea dhe do të vazhdojë karrierën në një tjetër ekip anglez.

Bëhet e ditur se Broja ka firmosur një kontratë pesëvjeçare, çka konfirmon besimin që drejtuesit dhe stafi kanë te shqiptari.

Shifra zyrtare nuk është zbuluar nga klubet, por mediat në Angli raportojnë se marrëveshja është mbyllur për 20 milionë paund.

Me ekipin e parë të Chelsea-t, 23-vjeçari ka luajtur vetëm në 38 ndeshje, pasi është huazuar në disa skuadra brenda dhe jashtë Anglisë.

Ekipi i fundit i Brojës ishte Everton, ku për shkak të dëmtimeve u aktivizua vetëm në 11 ndeshje, kryesisht si zëvendësues.

Zyrtare, Broja firmos te Burnley / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version