minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Zhegrova, Muriq e Muslija vizitojnë SOS Fshatin e Fëmijëve, dhurojnë 4 mijë euro - Shqiperia.info

Edon Zhegrova, Aro Muriq dhe Florent Muslija bashkë me kryetarin e Federatës së Futbollit të Kosovës, Agim Ademin, kanë surprizuar fëmijët në SOS Fshatin e Fëmijëve në Kosovë.

Në njoftimin e SOS Fshatit ku janë publikuar disa fotografi me plot dashuri, thuhet se ata bashkë me lojtarët kanë dhuruar katër mijë euro për fëmijët.

“Fshati gumëzhinte nga zhurma e fëmijëve që vrapuan për të përqafuar yjet e Kombëtares së Kosovës në futboll dhe për të biseduar me ta”, thuhet ndër të tjera në postim.

Prezent ishte edhe selektori i Kombëtares së Kosovës, Franco Foda.

Zhegrova, Muriq e Muslija vizitojnë SOS Fshatin e Fëmijëve, dhurojnë 4 mijë euro / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version