Është zbuluar sot lista e kandidatëve për çmimin “Johan Cruyff Trophy”, i cili e shpërblen trajnerin më të mirë të vitit 2025.
Në mesin e pesë kandidatëve për ta fituar këtë trofe janë: Luis Enrique i Paris Saint-Germainit, Antonio Conte i Napolit, Hansi Flick i Barcelonës, Enzo Maresca i Chelseat dhe Arne Slot i Liverpoolit.
Natyrisht, favorit absolut për ta fituar këtë trofe është spanjolli i PSG-së, Luis Enrique, i cili e fitoi Ligën e Kampionëve dhe Botërorin e Klubeve.
Çmimi i trajnerit të vitit do të ndahet në ceremoninë e Topit të Artë.
Zbulohet lista e kandidatëve për çmimin “Trajneri i Vitit” / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.