Detajet e funeralit të Diogo Jotas janë zbuluar pas vdekjes tragjike të sulmuesit të Liverpoolit dhe vëllait të tij, Andre Silva, në një aksident rrugor në orët e para të mëngjesit të së enjtes.

Sipas mediumit britanik Metro, funeralet e Jotës dhe vëllait të tij, Andre Silva, do të mbahen në Sao Cosme, gjysmë ore larg me makinë nga qyteti verior portugez i Portos, në orën 10:00 të së shtunës.

Të enjten pasdite, makinat mortore u panë duke u afruar drejt një shtëpie funerale në Puebla de Sanabria, qyteti në Spanjën veriperëndimore ku u dërguan trupat e Diogos dhe Andres.

Që kur u përhap lajmi zemërthyes, bota e futbollit dhe komuniteti më i gjerë janë bashkuar në nderim të futbollistëve të dashur.

 

Zbulohen detajet e funeralit të Diogo Jotas dhe vëllait të tij pas vdekjes tragjike / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version