Sulmuesi i Kosovës, Baton Zabërgja është larguar nga Dinamo për t’u transferuar në Ukrainë.

Ka qenë klubi i Dinamos që ka bërë publik lajmin, nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale.

Në sezonin e kaluar, sulmuesi luajti 36 ndeshje në kampionat dhe realizoi 12 gola.

Postimi i Dinamos:

Faleminderit Baton Zabërgja!

Ndeshja kundër Hajdukut në “Air Albania” ishte e fundit për Baton Zabërgjën me fanellën e Dinamo City, para transferimit në Ukrainë. Dhe “Zabi” luajti siç di vetë, duke vënë “firmën” e tij në suksesin e madh të Dinamos.

Klubi blu dhe veçanërisht presidenti Adrian Bardhi e falënderojnë lojtarin për përkushtimin e jashtëzakonshëm profesional. Shembulli më i mirë i futbollistit që sakrifikon gjithçka për fanellën dhe shokët e ekipit. I dha shumë Dinamos dhe mori po aq shumë prej saj.

Suksese me skuadrën e re në Ukrainë! Do të mbetesh gjithmonë një dinamovit, dera për ty do të jetë gjithmonë e hapur.

Faleminderit Baton Zabërgja!

Faleminderit kampion!

 

Zabërgja transferohet në Ukrainë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version