minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Ylli mposht Pejën për të siguruar finalen e Ligës Unike - Shqiperia.info

Golden Eagle Ylli është finalisti i parë i këtij edicioni në Ligën Unike.

Skuadra e drejtuar nga Petar Mijovic eliminoi sot në gjysmëfinale kampionët në fuqi të kësaj gare, Pejën. Ylli triumfoi me rezultat bindës 91:62.

Alonzo Verge Jr shkëlqeu te therandasit me 34 pikë, teksa u ndihmua edhe nga Vincent Cole, që shtoi 14 sosh.

Te pejanët më i dalluari ishte Justin Edler-Davis me 19 pikë.

Ylli në finale do të takohet me fituesin nga ndeshja mes Trepçës dhe Sigal Prishinës, që do të zhvillohet sonte nga ora 19:00.

Finalja dhe ndeshja për vendin e tretë do të zhvillohen të dielën. “Final 8” i Ligës Unike është duke u mbajtur në Vlorë.

Ylli mposht Pejën për të siguruar finalen e Ligës Unike / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version