minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Xhaka me supergol ia siguron Leverkusenit Kupën e Gjermanisë - Shqiperia.info

Bayer Leverkusen e ka fituar edhe trofeun e dytë këtë sezon.

“Farmaceutikët” triumfuan në finale të Kupës së Gjermanisë minimalisht 0:1 ndaj ekipit nga kategoria e dytë, Kaiserslautern.

Dhe, ishte Granit Xhaka, protagonisti kryesor i kësaj finaleje, shkruan Gazeta Express.

Futbollisti me prejardhje nga Kosova shënoi golin e vetëm të ndeshjes në minutën e 16-të.

Ishte një goditje e fuqishme nga distanca e cila u ndal në rrjetë.

Situata disi u vështirësua për skuadrën e Xabi Alonsos kur Kossounou e mori kartonin e dytë të verdhë në minutën e 44-të dhe e la skuadrën e tij me një lojtar më pak përgjatë tërë pjesës së dytë.

Megjithatë, kjo nuk ndikoi te Leverkusen që arriti ta menaxhonte epërsinë deri në fundin e takimit.

Kësisoj, pas titullit të Bundesligës, Bayer Leverkusen e fiton edhe Kupën e Gjermanisë.

Xhaka me shokë ishin edhe në finale të Ligës së Evropës, megjithatë u mposhtën nga Atalanta 3:0, duke e pësuar humbjen e parë pas 51 ndeshjeve.

Xhaka me supergol ia siguron Leverkusenit Kupën e Gjermanisë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version