Granit Xhaka dje e zyrtarizoi transferimin e tij te Sunderland, skuadra e promovuar në Premierligë.
Në zyrtarizimin dhe nënshkrimin e kontratës, të pranishëm ishin edhe familja e Granit Xhakës.
Ishte babai i tij, Ragip Xhaka që bëri një reagim pas transferimit të djalit të tij.
Reagimi i plotë i Ragip Xhakës, pa ndërhyrje:
Granit, nga zemra, babi të uron shëndet, fat dhe shumë suksese në kapitullin tënd të ri!
E dimë të gjithë: në çdo ekip ku ke luajtur, ke qenë i pazëvendësueshëm, lider, dhe kapiten me zemër.
Shumë oferta kanë ardhur – ekipe të mëdha të kanë kërkuar – por ti, luani im, zgjodhe Premier League, ligën më të fortë në botë. Dhe e dimë pse: sepse ti nuk kërkon rrugë të lehta, por sfida të mëdha, aty ku bëhen legjendat!
Je rritur me punë, me sakrificë dhe me shumë zemër.
Ke bërë krenar jo vetëm familjen, por edhe krejt shqiptarët anembanë botës.
Tani, edhe njëherë, do t’ju tregosh të gjithëve se je lider i lindur, i pathyeshëm, dhe gjithmonë i denjë për më të mirën!
Zoti të bekoftë, luani im.
Të dua dhe do jem gjithmonë krenar me ty.
Vjen reagimi i babait të Granit Xhakës pasi futbollisti nënshkroi me Sunderlandin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.