minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Video emocionale nga “Euro 2024”, babai gazetar interviston djalin e tij futbollist – nuk i reziston përqafimit - Shqiperia.info

Portieri legjendar Peter Schmeichel, i cili punon si reporter për Fox TV, intervistoi djalin e tij Kasper, i cili mbajti portën e Danimarkës. Edhe pse i ka bërë një pyetje të birit në lidhje me lojën, babai nuk ka mundur të rezistojë të përqafojë trashëgimtarin e tij.

“Kam bërë shumë intervista pas ndeshjes, por nuk e kam bërë kurrë këtë”, tha Peter para se të përqafonte të birin.

Pas një buzëqeshje dhe një përqafimi, Kasper i dhuroi babait të tij fanellën që e përdori për të mbrojtur kundër kombëtares së Anglisë. Në këtë kampionat evropian, Kasper Schmeichel është bërë tashmë portieri “më i vjetër” në historinë e Danimarkës në kampionatet e Kontinentit të Vjetër.

Kombëtarja daneze është kundërshtari i radhës i kombëtares së Serbisë, në ndeshjen e fundit të Grupit C.

Video emocionale nga “Euro 2024”, babai gazetar interviston djalin e tij futbollist – nuk i reziston përqafimit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version