minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
“Vëllai për vëllain, shqiptari për kroatin”, tifozët shqiptarë e ata kroatë bëjnë tifo bashkë në rrugët e Hamburgut - Shqiperia.info

Sot do të jetë dita e ndeshjes së shumëpritur mes Kroacisë dhe Shqipërisë në Kampionatin Evropian, që fillon në orën 15:00. Të dyja skuadrat do të luftojnë fort për tre pikët vendimtare në këtë fazë të kompeticionit, të cilat do t’i çojnë në pragun e 1/16-tës.

Fanellat kuqezi dhe bardhekuq kanë mbushur rrugët e Hamburgut. Ata pa rivalitet të madh këndojnë bashkë dhe bëjnë tifo kombëtareve, transmeton gazeta online Reporteri.net.

Ditën e djeshme në një lokal ka tërhequr vëmendjen një shqiptar me një bluzë ku shkruhej “Vëllai për vëllain, Shqiptari për Kroatin”.

Foto: Tomislav Juranoviq

Në turin e parë, Kroacia humbi 3:0 nga Spanja, ndërsa shqiptarët u mundën 2:1 nga Italia, ndaj për të dyja kombëtaret kjo është një ndeshje shumë e rëndësishme në luftën për të kaluar në grup.

“Vëllai për vëllain, shqiptari për kroatin”, tifozët shqiptarë e ata kroatë bëjnë tifo bashkë në rrugët e Hamburgut / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version