Sulmuesi i Kombëtares së Kosovës, Vedat Muriqi është rikthyer te Mallorca dhe ka filluar menjëherë stërvitjet.

Muriqi kishte një aventurë të mirë me Kosovën në dy ndeshjet e UEFA Nations League ku shënoi dy gola.

Sulmuesi kosovar realizoi një dy golësh ndaj Qipros.

Kujtojmë që Muriqi u lëndua në ndeshjen e fundit, por duket se lëndimi nuk ishte i rëndë dhe ai tashmë ka filluar stërvitjet me klubin nga La Liga.

Të shtunën, Mallorca luan në shtëpi ndaj Villarrealit.

Vedat Muriqi nis stërvitjet me Mallorcan pas aventurës me “dardanët” në UEFA Nations / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version