minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
LSH: Në Tetovën me 90% shqiptarë janë rikthyer emrat jugosllav e komunist, të cilët nuk i përdor më as Serbia - Shqiperia.info

Lidhjes Shqiptare ka reaguar lidhur me ndryshimin e emrave të rrugëve në Tetovë.

“Në Tetovën me 90% shqiptarë janë rikthyer emrat jugosllav e komunist, të cilët nuk i përdor më as Serbia!”, thotë këshilltari i LSH-së, Arlind Murtezani në “A2CNN”

Nga atje thonë se ky vendim i Gjykatës Kushtetuese vjen në vazhdën e vendimeve skandaloze që ka sjellë kjo gjykatë, duke filluar nga shfuqizimi i Ligjit të Balancuesit e deri te tentimi për abrogimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve.

“Kjo është rezultat i bashkëpunimit ndërmjet Gjykatës Kushtetuese dhe qeverisë aktuale, pasi të gjitha këto çështje kanë qenë të promovuar në platformën e OBRM-PDUKM-së nën moton: “Maqedonia përsëri e jotja.”

Këto vendime nuk kontribuojnë në forcimin e shtetit të së drejtës dhe as në ndërtimin e besimit ndëretnik, por përkundrazi thellojnë ndasitë dhe cenojnë parimin e barazisë mes qytetarëve”, thonë nga LSH./Telegrafi/

Share.
Exit mobile version