
Raphael Varane ka njoftuar se do të largohet nga Manchester Unitedi në fund të këtij sezoni kur skadon kontrata e tij.
Ish-mbrojtësi i Real Madridit ishte transferuar në Angli gjatë vitit 2021, përcjell gazeta online Reporteri.net.
Unitedi pagoi 40 milionë euro për shërbimet e tij dhe ka qenë pjesë kryesore e ekipit gjatë sezonit të kaluar.
Mirëpo sivjet 31-vjeçari nuk ka pasur fat me lëndime dhe nuk është paraqitur rregullisht.
Ndërkaq, mediat angleze kanë raportuar se Varane është veç emri i parë në listën e gjatë të lojtarëve që priten të largohen nga Old Trafford.
Lart në listën për t’u larguar është edhe mesfushori brazilian Casemiro, i cili raportohet se është duke u kërkuar nga klubet e ligës saudite.
Ai është vlerësuar me 25 milionë funte.
Varane i pari që largohet, Unitedi me “fshesë” në ekip / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.