minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Unitedi dëshiron të nënshkruajë me sulmuesin që luan në ligën e dytë të Spanjës - Shqiperia.info

Luis Suárez ka qenë emri më i përfolur i sezonit në ligën e dytë spanjolle. Sulmuesi kolumbian i Almerías e ka përmbyllur kampionatin me plot 27 gola, duke u shpallur golashënuesi më i mirë i Segunda División dhe duke tërhequr vëmendjen e klubeve të mëdha në Evropë.

Së fundmi, edhe Manchester United i është bashkuar garës për ta afruar në skuadër, raporton “Fichajes”.

Suárez është dëshmuar si një sulmues i kompletuar – i fuqishëm në hapësira, vdekjeprurës brenda zonës dhe me një aftësi për finalizim që është e rrallë në këtë kategori.

Pavarësisht paraqitjeve mbresëlënëse të tij, Almería nuk arriti objektivin për t’u ngjitur në La Liga, çka ka ngjallur shqetësim në klub për të ardhmen e sulmuesit të tyre më të vlefshëm.

Interesimi për kolumbianin ka ardhur nga shumë drejtime – që nga Premier League e deri te Serie A.

Megjithatë, Almería nuk është e gatshme ta lëshojë lehtë yllin e saj dhe ka vendosur një çmim të qartë: 25 milionë euro është vlera minimale për të hapur bisedimet.

Luis Suárez vetë po qëndron i përqendruar dhe i heshtur, ndërkohë që përfaqësuesit e tij po shqyrtojnë të gjitha opsionet.

Në kampin e Almerías janë të vetëdijshëm se mbajtja e tij është një mision pothuajse i pamundur. Vendimi përfundimtar do të varet nga numri i ofertave zyrtare dhe gatishmëria financiare e klubeve të interesuara.

Një gjë është e sigurt: emri i Luis Suárez është një nga më të nxehtët në tregun veror të futbollit evropian./Express

Unitedi dëshiron të nënshkruajë me sulmuesin që luan në ligën e dytë të Spanjës / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version