Kombëtarja e Shqipërisë barazoi dje pa gola përballë Serbisë. Kjo ndeshje ishte e vlefshme për kualifikueset e Botërorit 2026.

Pas ndeshjes foli Kristjan Asllani. Mesfushroi i Interit tregoi edhe dëshirën që kishte për të gjuajtur penalltinë, që u humb më pas nga Manaj.

“Besoj se kemi treguar kualitetin tonë. Më vjen keq se besoj se mund ta fitonim këtë ndeshje para tifozëve tonë. Tani e dimë që kemi një ndeshje shumë të vështirë me Letoninë atje jashtë edhe na duhen 3 pikë.

Kush është caktuar për penalltitë? Nuk e di. Këto gjëra i vendos trajneri. Sot e vendosi për Manajn dhe nuk ka problem. Dhe unë doja ta gjuaja, por kur trajneri thotë është ky, është ai dhe nuk kemi çfarë bëjmë.

Juljan Shehu? Këtë pyetje ma keni bërë herën e fundit në grumbullim dhe kam thënë që Shehu kishte bërë super ndeshje me Andorrën, edhe sot besoj ka qenë ndër më të mirët në fushë. Është ndër “top” lojtarët që ka ardhur nga fundi me ne në Kombëtare. Na duhen lojtarë teknikë si Shehu se na ndihmojnë shumë. Edhe Ramadani ka bërë punën e vet gjithmonë në Kombëtare. Na ka dërguar në Europian. Unë gjendem mirë me të dy.

Po ndihem mirë se Shehu është pakashumë si unë, ka qejf ta luajë topin. Dhe jam gjetur shumë mirë këto dy ndeshjet e fundit”, u shpreh Asllani për “Klan TV”.

“Unë doja ta gjuaja”, Asllani flet për humbjen e penalltisë nga Manaj / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version