
UEFA e ka publikuar renditjen më të re të klubeve evropiane, të cilat janë nën ombrellën e saj.
E në këtë ranglistë të shtëpisë së futbollit evropian sigurisht se figurojnë edhe klubet kosovare.
Më së miri prej tyre në listë qëndron Ballkani, i cili është në vendin e 163-të me 8000 pikë duke e llogaritur pjesëmarrjen e tij katër herë radhazi në garat evropiane.
Pozita e ekipit nga Suhareka, i cili është pa dyshim më i suksesshmi në histori të futbollit kosovar në garat evropiane, mund të ndryshojë në muajin e ardhshëm, varësisht se si do t’i rrjedhë eksperienca në garat evropiane.
Pas ekipit portokalli ka përfunduar Drita.
Kampionia aktuale e Kosovës e sheh veten në pozitën e 190-të në renditjen e UEFA-s me 1000 pikë më pak se klubi nga Suhareka.
Kurse, pozita e tretë është rezervuar për Prishtinën, që është e 333-ta, kurse Llapi është i katërti në vendin e 339.
Pas tyre kanë përfunduar ekipet tjera kosovare si Malisheva, Dukagjini e Gjilani, në pozitat respektive 373, 374 dhe 375.
Më poshtë mund ta shihni renditjen e klubeve kosovare./Express
UEFA e publikon renditjen e re, kështu qëndrojnë klubet kosovare / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.