minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Turqia mezi mbahet për të kaluar në çerekfinale - Shqiperia.info

Turqia ka fituar një nga ndeshjet më të mira të këtij Kampionati Evropian për të kaluar në çerekfinale ku është duke e pritur Holanda.

Mbrojtësi Merih Demiral realizoi dy golat për Turqinë, ndërkaq austriakët u kthyen në lojë në minutën e 59.

Edhe goli i austriakëve erdhi pas goditjes nga këndi. Gregoritsch realizoi pas një asistimi me kokë nga Stefan Posch.

Pas realizimit të golit, austriakët e morën tërësisht kontrollin e lojës dhe dominuan plotësisht në kërkim të barazimit, por mbrojtja e çeliktë e turqve u rezistoi sulmeve të pareshtura që prej minutës së 60.

Heroi i këtij takimi ishte edhe portieri turk Mert, i cili priti një goditje me kokë në kohën shtesë.

Demiral golin e parë e realizoi pas vetëm 57 sekondave.

Goli i mbrojtësit turk Merih Demiral është i dyti më i shpejtë në histori të Evropianëve.

Rekordin për golin më të shpejtë e theu mesfushori i Shqipërisë, Nedim Bajrami, i cili realizoi ndaj Italisë pas vetëm 23 sekondave.

Gjatë pjesës së parë, Kokcu dhe Yuksek u ndëshkuan me kartonë të verdhë. Të  dy mesfushorët kyç mund të mungojnë në rast se Turqia kalon në çerekfinale.

Turqia mezi mbahet për të kaluar në çerekfinale / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version