minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Tre boksierë nga Kosova kërkojnë normën olimpike `Paris 2024` - Shqiperia.info

Tre boksierët tanë, Donjeta Sadiku dhe vëllezërit Shpetim e Bashkim Bajoku, ndodhen në Arsizio të Italisë, ku prej sot e deri më 11 mars mbahet turneu i parë kualifikues botëror për Lojërat Olimpike Paris 2024.

Boksierët do të kërkojnë normën olimpike, të parën ndonjëherë për sportin e boksit në Kosovë.

Për ta fituar biletën, Sadikut, që garon në kategorinë -60 kg, i duhet të përfundojë në njërën nga tri pozitat e para, që nënkupton se edhe arritja në gjysmëfinale nuk siguron kualifikimin, pasi duhet zhvilluar lufta për vendin e tretë.

Donjeta përballet me Shona Whitwell të Britanisë së Madhe, me të cilën ka një fitore dhe një humbje. Fitoren e realizoi në Lojërat Evropiane Krakow 2023.

Për dallim nga Sadiku, Bajokëve iu mjafton kualifikimi në gjysmëfinale për të siguruar biletën për Paris.

“Bashkimi garon në kategorinë -51 kg, ndërsa Shpetimi në -63.5 kg. Në rrethin e parë, Bashkimi do të luftojë me Ari Bonilla të Meksikës, ndërsa Shpetimi rrethin e parë e kaloi pa luftë. Sipas sekretarit të përgjithshëm të FBoxK, Latif Demolli, shorti është relativisht i mirë, përveç Shpetim Bajokut, që në raundin e dytë mund të përballet me Mirzakhid Imamnazarov të Kirgistanit”, njofton Komiteti Olimpik i Kosovës.

Tre boksierë nga Kosova kërkojnë normën olimpike `Paris 2024` / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version