minibus hire Leeds cheap diesel near me local minibus hire lajmet e fundit nga Kosova struga Lajm MOT check cloud hosting lajmet e fundit uk web hosting online
Trajneri i Spanjës: Unë i njoh shqiptarët, gjithmonë kemi pasur ndeshje të vështira ndaj tyre - Shqiperia.info

Trajneri i kombëtares spanjolle, Luis de la Fuente, ka treguar se çfarë mendon për grupin e tyre në Euro 2024.

“La Furia” do të luajë kundër Kroacisë, Italisë dhe Shqipërisë.

“Ne kemi takuar tashmë Italinë dhe Kroacinë në Ligën e Kombeve. Këto janë skuadra shumë të forta. Thjesht duhet të shikoni arritjet, historinë ose lojtarët e tyre për ta kuptuar këtë”, tha ai për faqen zyrtare të UEFA-s.

Specialisti theksoi gjithashtu foli edhe për Shqipërinë.

“Unë i njoh shqiptarët nga ekipet U19 dhe të të rinjve. Kemi pasur gjithmonë ndeshje të vështira kundër tyre,” shtoi de la Fuente.

Euro 2024 do të mbahet në Gjermani nga 14 qershori deri më 14 korrik 2024.

Trajneri i Spanjës: Unë i njoh shqiptarët, gjithmonë kemi pasur ndeshje të vështira ndaj tyre / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version