minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Trajneri i Rumanisë për lojtarët e Kosovës: I bllokova në çdo vend, u nervozuan dhe pastaj luajtën individualisht - Shqiperia.info

Kosova pësoi mbrëmë humbje turpëruese në “Fadil Vokrri” me rezultat 0:3 ndaj Rumanisë, që ishte rivali kryesor për avancimin tutje.

Trajneri i Rumanisë Mircea Lucescu, ka treguar si i motivoi lojtarët dhe se çfarë iu tha për ta marrë këtë fitore.

“E dinim që po përballeshim me një skuadër shumë të fortë. Të gjithë lojtarët e tyre luajnë në top pesë ligat evropiane. Nuk e dinim saktësisht se qysh si skuadër do t’i menaxhonim kualitetet e tyre teknike. Prandaj u përgatitëm në mënyrë shumë serioze”.

“Punuam shumë në mënyrën taktike dhe e kontrolluam lojën. Ka shumë punë aty, kam një grup të mençur të lojtarëve që bëjnë çfarë iu kërkoj”.

“Rezultati është natyral. Në pjesën e parë nuk kishin ndonjë situatë. I bllokova gjithkund, u nervozuan dhe provuan të luajnë më shumë individualisht. Dinim si t’i sfidonim me presion. Kemi tre lojtarë me shpejtësi dhe janë në formë të mirë”, ka deklaruar ai.

 

Trajneri i Rumanisë për lojtarët e Kosovës: I bllokova në çdo vend, u nervozuan dhe pastaj luajtën individualisht / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version