minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Trajneri i ri i Kosovës, Franco Foda: Jam i gatshëm për sfidën, jam optimist se do t’ia dalim së bashku - Shqiperia.info

Franco Foda është përzgjedhësi i ri i Kombëtares së Kosovës.

Trajneri gjerman, Franco Foda, është prezantuar para pak çastesh nga Federata e Futbollit e Kosovës (FFK) si trajner i ri i Kosovës.

Franco Foda fjalimin e parë si trajner i Kosovës e nisi në gjuhën shqipe. “Mirëdita”, ishte fjala përshëndetëse e tij.

“Jam falënderues për përzgjedhjen. Jam shumë mirënjohës që gjendem në Kosovë. Jam i gatshëm për sfidën, jam optimist se do t’ia dalim së bashku”, ka thënë ai.

57-vjeçarigjithashtu bëhet trajneri i parë gjerman që do të jetë në krye të Kombëtares tonë.

Foda ka nënshkruar kontratë 2-vjeçare. Ai do të ketë stafin e tij, i cili do të zbulohet më vonë.

Foda bëhet trajneri i pestë që do të drejtojë “Dardanët”, pas Albert Bunjakit, Bernard Challandes, Alain Giresse dhe Primoz Gliha.

 

Trajneri i ri i Kosovës, Franco Foda: Jam i gatshëm për sfidën, jam optimist se do t’ia dalim së bashku / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version