
Trajneri i Kombëtares së Koosvës, Franco Foda ishte i pranishëm në stadiumin “Zahir Pajaziti” duke shikuar ndeshjen mes Llapit dhe Malishevës.
Ndeshja ishte tejet interesante dhe Foda pa një lojë tejet të mirë.
Aty u shënua vetëm një gol ku skuadra vendase fitoi 1:0.
Duket se trajneri gjerman i ka futur në llupë dy lojtarë, një prej secilës skuadër.
Ata janë Ilir Krasniqi i Llapit dhe Drilon Hazrollaj i Malishevës, që ishin ftuar në ndeshjet e fundit të kombëtares.
Kosova do luaj një ndeshje miqësore gjatë muajit qershor, ndaj Norvegjisë.
Trajneri Franco Foda dje ishte prezent në ndeshjen Llapi-Malisheva, i shikoi nga afër Hazrollajn e Krasniqin / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.