minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator
Thirrje “vdekje për shqiptarët” në ndeshjen e basketbollit Maqedoni – Rumani, në sallë ishte i pranishëm edhe Kryeministri Mickoski - Shqiperia.info

Gjatë ndeshjes parakualifikuese për Kampionatin Botëror në basketboll mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, e zhvilluar në Kumanovë, një pjesë e tifozëve lëshuan kore dhe thirrje të hapura anti-shqiptare.

Ndeshja u ndoq nga shumë figura shtetërore, përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ministra të kabinetit të tij.

Por, pavarësisht pranisë së autoriteteve, nuk pati asnjë reagim zyrtar ndaj fyerjeve të rënda që u dëgjuan nga tribuna.

Disa nga thirrjet skandaloze ishin: “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, “Dhoma e gazit për shqiptarët” dhe kore që bënin thirrje për një “Maqedoni të pastër”.

Thirrje “vdekje për shqiptarët” në ndeshjen e basketbollit Maqedoni – Rumani, në sallë ishte i pranishëm edhe Kryeministri Mickoski / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version