Gjatë ndeshjes parakualifikuese për Kampionatin Botëror në basketboll mes Maqedonisë së Veriut dhe Rumanisë, e zhvilluar në Kumanovë, një pjesë e tifozëve lëshuan kore dhe thirrje të hapura anti-shqiptare.

Ndeshja u ndoq nga shumë figura shtetërore, përfshirë kryeministrin Hristijan Mickoski dhe ministra të kabinetit të tij.

Por, pavarësisht pranisë së autoriteteve, nuk pati asnjë reagim zyrtar ndaj fyerjeve të rënda që u dëgjuan nga tribuna.

Disa nga thirrjet skandaloze ishin: “Shqiptari i mirë është shqiptari i vdekur”, “Dhoma e gazit për shqiptarët” dhe kore që bënin thirrje për një “Maqedoni të pastër”.

Thirrje të rënda anti-shqiptare në sy të liderëve ndeshjen e basketbollit Maqedoni e Veriut – Rumani / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version