minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria: Jam me pushime, do të flas me stafin pas një jave - Shqiperia.info

Shqipëria për të dytën herë brenda 8 vitesh ishte mes 24 skuadrave më të mira të Evropës, duke luajtur finalet e një kampionati Evropian.

Nga 2016-ta, ekipi rikthehet i pjesshëm në Tiranë, pa u trumbetuar shumë, pa autobus të hapur dhe pa ndonjë vëmendje të veçantë si 8 vite më parë.

Ndoshta atëherë ishte festë duke qenë se ishte hera e parë dhe tani jemi konkurrues, dhe nga Kombëtarja pritet më shumë.

Nëse në 2016-n De Biasi në krye të atij ekipi shijonte famën, ndërkohë Sylvinho erdhi, qëndroi dy ditë dhe nga kjo e enjte ndodhet në Porto me familjen e tij, për pushime.

Diçka nuk shkon dhe me sa duket dëshira e tij për të vazhduar tek kombëtarja kuqezi nuk është më parësore, madje me sa kuptohet e konsideron si të sigurt dhe këto ditë, deri në 9 korrik kur ka afatin e kontratës, po sheh çfarë ofertash i kanë mbërritur menaxherit të tij.

Top Channel ka kontaktuar trajnerin brazilian, i cili ka thënë se është në pushime dhe do të vendosë për gjithçka në javën e ardhshme.

“Sapo kam arritur në Porto, jam me pushime me familjen. Nuk di asgjë unë, nuk kam folur akoma me stafin (menaxherin). Do i kontaktoj javën e ardhshme.”

Sylvinho drejt largimit nga Shqipëria: Jam me pushime, do të flas me stafin pas një jave / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version