Sulmuesi i West Hamit, Michail Antonio është përfshirë në një aksident të rëndë rrugor.

Ishte klubi anglez ai që e konfirmoi lajmin për përfshirjen e lojtarit të tyre në aksident.

“Mendimet dhe lutjet e të gjithëve në klub janë me Michail, familjen dhe miqtë e tij në këtë kohë”, thuhet në njoftimin e klubit.

“Michail është me vetëdije, komunikon dhe aktualisht është nën mbikëqyrje të ngushtë në një spital qendror të Londrës. Në këtë kohë të vështirë, i kërkojmë të gjithëve që të respektojnë privatësinë e Michail dhe familjes së tij”, thuhet në deklaratën e përditësuar të së shtunës nga West Ham.

 

 

Sulmuesi i West Hamit përfshihet në një aksident të rëndë rrugor / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version