
Gerti Behxheti, sulmues 17-vjeçar i klubit FC Prishtina U-17, ka marrë ftesë për një periudhë dyjavore në prova te CA Osasuna, një nga klubet më të njohura të La Liga-s spanjolle.
Ky është një hap i madh në rrugëtimin e tij sportiv dhe një shpresë e re për futbollin kosovar. Edhe pse Spanja nuk e njeh Kosovën politikisht, futbolli nuk njeh kufij – talentet kosovare po e tregojnë veten edhe në arenën më të lartë evropiane.
Ende nuk dihet se si do të rrjedhë e ardhmja, por vetë fakti që një klub i tillë i ka hapur dyert një lojtari kosovar është dëshmi se vendi ynë po shihet gjithnjë e më shumë si një fabrikë e talenteve në futboll.
Sulmuesi i FC Prishtina U-17 merr ftesë nga klubi i njohur i La Liga’s / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.