minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Sot në ditën e pavarësisë Kosova bëhet me trajner të ri - Shqiperia.info

Federata e Futbollit e Kosovës ka bërë të ditur se sot nga ora 14:00 do të prezantohet trajneri i ri i kombëtares.

Emri i cili është përfolur në media gjatë ditës për postin e trajnerit është ai i Franco Fodës, i cili është raportuar se dje ka arritur dje në Prishtinë.

Pozita e trajnerit të “Dardanëve” ka mbetur e zbrazët pasi nuk iu vazhdua kontrata Primozh Glihës, i cili nuk pati rezultate.

Përndryshe, Kombëtarja e Kosovës ka aranzhuar tri ndeshje miqësore, ku dy prej tyre do t’i zhvillojë në muajin mars dhe një tjetër në qershor.

Ndeshjen e parë do ta luajnë më 22 mars në Yerevan ku përballë do ta kenë Armeninë, ndërsa më 26 mars do të ndeshen kundër Hungarisë në Budapest.

Ndërkaq, testin e radhës, Kosova do ta ketë më 5 qershor, ku do të luajë kundër Norvegjisë, në Oslo

Sot në ditën e pavarësisë Kosova bëhet me trajner të ri / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version