Shqipëria dhe Serbia do të përballen sot në kuadër të kualifikueseve të Botërorit 2026.

Sfida që do të zhvillohet në stadiumin “Air Albania”, do të nisë në orën 20:45.

Shqipëria ka mbledhur deri tani 3 pikë nga dy ndeshje të luajtura, ndërsa për Serbinë kjo do të jetë ndeshja e parë në grup. Kujtojmë që sfidat mes këtyre dy ekipeve kanë pasur gjithmonë tensione dhe emocione të veçanta.

Atmosfera në Tiranë pritet të jetë elektrizuese, ndërsa të dyja skuadrat synojnë të marrin pikët e plota për të ecur përpara në garën e gjatë drejt Botërorit.

UEFA ka shpallur tashmë emrat e zyrtarëve të ndeshjes, ku takimi do të drejtohet nga gjyqtari italian Davide Massa.

Asistentët e tij në këtë përballje të rëndësishme do të jenë Filippo Meli dhe Ciro Carbone, ndërsa gjyqtar i katërt do të jetë Fabio Maresca.

Në dhomën e VAR-it, teknologjia që gjithmonë ka rol vendimtar në ndeshje të tilla, do të jenë Aleandro Di Paolo dhe Daniele Doveri.

Një ditë para kësaj sfide, ministri i Shtetit për marrëdhëniet me parlamentin, Taulant Balla ka takuar disa prej lojtarëve të Kombëtares.

Ndërkohë që krah tij është edhe tenori i njohur shqiptar, Ramë Lahaj.

Ndërkohë lojtarët që e shoqërojnë tenorin dhe ministrin Balla, janë Julian Shehu, Armando Broja, Mirlind Daku dhe Ylber Ramadani.

Balla bën me dije se Ramë Lahaj do të këndojë dy këngë “Rrjedh në këngë e ligjërimë” e “Për ty atdhe”. /Reporteri.net/.

Sonte përballja Shqipëri–Serbi, për kualifikueset e Botërorit 2026 / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version