Trajneri i PSG-së, Luis Enrique, është deklaruar shumë i lumtur pas fitores në finalen e madhe të Ligës së Kampionëve.
Enrique tha se tashmë është koha për një festë të madhe, sepse kanë bërë histori.
“Të bëjmë histori ka qenë një qëllim që nga fillimi i sezonit. Është koha për një festë të madhe! Ndjeva një lidhje të vërtetë midis lojtarëve dhe tifozëve. Mendoj se e meritojmë. Është e vështirë të luash në këtë nivel, por ne dinim si ta përballonim presionin.”
Luis Enrique: Të bëjmë histori ka qenë një qëllim që nga fillimi i sezonit, koha të festojmë / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.