minibus hire Leeds cheap diesel near me uk web hosting online local minibus hire Mot History Check struga Lajm MOT check cloud hosting mortgage calculator online store Local minibus Hire Cheap Fuel Prices
Sonte Bayern përballë Real Madridit - Shqiperia.info

Mbrëmja e së martes do të jetë e zjarrtë në “Allianz Arena”.

Ky vend do të jetë “fushëbeteja” e përballjes mes dy gjigandëve të futbollit evropian, Bayern Munchen dhe Real Madrid.

Kjo ndeshje do të jetë e vlefshme për gjysmëfinalen e parë në Champions League.

Loja pritet të nisë në ora 21:00.

Fituesi i mundshëm, do të bënte një hap tejet të rëndësishëm drejt finales.

Ndeshja e kthimit zhvillohet pas tetë ditësh, më 8 maj në “Santiago Bernabeu”.

Sipas statistikave të dy skuadrat janë përballur gjithsejt 26 herë në garat evropiane.

Bayern Munchen i ka 11 fitore, Reali 12 dhe tre ndeshje kanë përfunduar me barazim.

Sonte Bayern përballë Real Madridit / shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

Share.
Exit mobile version